
Një 62-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Fier.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:40, në fshatin Levan, në një rrugë dytësore.
Shtetasi Llazar Peto, banues në Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndersa një fëmijë vetëm 5 vjeç u përplas në orët e pasdites së sotme në Gramsh.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Spitalit, ku shtetasi S.D., 32 vjeç, banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip "Benz" me targa AA355 SJ, ka aksidentuar fëmijen shtetasen E.Xh., 5 vjeçe, banuese në Gramsh.
Fëmija është trasportuar në Spitalin e Gramshit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën dhe për pasojë është përplasur nga automjet.



