TikTok, etiketa për të identifikuar përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale

TikTok, etiketa për të identifikuar përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale

Një mjet i ri për të ndihmuar krijuesit të etiketojnë përmbajtjen e tyre të krijuar nga inteligjenca artificiale. 

Është nisma që TikTok po lançon duke filluar nga kjo javë, shpjegon platforma në një postim zyrtar, duke specifikuar se do të fillojë gjithashtu testimin e mënyrave për të etiketuar automatikisht përmbajtjet e krijuara nga kjo teknologji.

 "Inteligjenca artificiale ofron mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por potencialisht mund të ngatërrojë ose mashtrojë përdoruesit nëse ata nuk janë të vetëdijshëm," thotë kompania. 

"Etiketimi ndihmon në adresimin e kësaj çështjeje duke e bërë të qartë kur përmbajtja ndryshohet ose modifikohet ndjeshëm nga teknologjia. Ne duam të mbështesim praktikat transparente dhe të përgjegjshme të krijimit të përmbajtjes", vijon njoftimi. 

TikTok do të fillojë gjithashtu testimin e një etikete të krijuar nga inteligjenca artificiale këtë javë që planifikon ta aplikojë automatikisht në përmbajtjen që zbulon se është modifikuar ose krijuar me inteligjencë artificiale ​për të siguruar qartësi më të madhe. 

Sakaq, platforma thekson se videot dhe përmbajtjet edukative do të publikohen në javët e ardhshme për të ndihmuar përdoruesit të përdorin këto etiketa, dhe se gjithashtu po riemërton efektet e bazuara në AI të platformës për të përfshirë shprehimisht formulimin "AI".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy