AKSH rasti kur pushteti pi verë luksi e publiku paguan faturën e tenderëve

AKSH rasti kur pushteti pi verë luksi e publiku paguan faturën e tenderëve

Analizë nga Denis Dyrnjaja

 

Dosja AKSH duket se do të shndërrohet në një rrëfim të gjatë dhe gjithashtu për një kohë të gjatë në media për shkak të volumit të saj por mbi të gjitha për shkak të zbulimit të një marrëdhënieje bashkëveprimi të drejtuesve te institucionit, grupeve të interesit dhe mënyrës sesi është synuar të përfitohet ne mënyrë abuzive. 

 

Në dëshminë e saj Mirlinda Karçanaj, sipas SPAK, nuk ka mohuar njohjen me Ermal Beqirin njeriun që ka përfituar pjesën kryesore të tortës së tenderave që bënte AKSH-i. Në detajet që ka në dosjen e prokurorisë prej 16 mijë faqesh thuhet se lidhur me shtetasin Ermal Beqiri, drejtoresha e AKSH-t Karçanaj ka deklaruar se e ka takuar njëherë rastësisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, ku ai donte të bënte një partneritet me një kompani izraelite, dhe e ka pyetur atë për zgjidhje teknike.

 

Shefja e AKSH-it iu ka pohuar hetuesve të BKH se po kaq rastësisht me Ermal Beqirin ka patur një udhëtim të përbashkët, edhe me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilët kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse.

 

Në fakt, takimi konfirmon faktin se të tre këta shtetas janë lidhje e njëri-tjetrit thuhet në dosjen e SPAK. Zbardhja e një pjese të dosjes për abuzimet e dyshuara me tenderat e AKSHI-t ka zbardhur mënyrën se si administrohen fondet publike dhe për kufirin e brishtë mes pushtetit institucional dhe interesit privat. Ajo që del në pah nuk është thjesht një njohje personale, por një kulturë vendimmarrjeje që, sipas organit të akuzës, lë shenja të forta ndikimi dhe koordinimi jashtë kornizës së ligjit.

Në qendër të vëmendjes është drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe lidhjet e saj me Ermal Beqirin, ortak në shoqëri tregtare që marrin pjesë në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga institucioni që ajo drejton. 

 

Dosja e SPAK flet për takime të konfirmuara nga pamje filmike, për biseda të përgjuara ku përmenden shifra, kritere dhe eksperienca, fjalë kyçe që, në gjuhën e prokurimeve publike, përkthehen drejtpërdrejt në fond limit, kushte kualifikuese dhe fitues të paracaktuar.

 

Kur në një bisedë thuhet “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”, nuk kemi të bëjmë me lapsuse apo mburrje tavoline. Kemi të bëjmë me thelbin e problemit: manipulimin e vlerës së kontratës dhe të kritereve për t’iu përshtatur operatorëve të caktuar. Dhe kur thuhet “nuk futet as në eksperiencë”, mesazhi është po aq i qartë se dera e garës mbyllet për këdo që nuk është pjesë e rrethit.

 

Mirlinda Karçanaj  përpiqet ta relativizojë dhe ta shpërbëjë komprometimin e njohjes me Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin duke theksuar idenë takime “rastësore”, pyetje “teknike”, udhëtime “me shumë përfaqësues të tjerë”. Por pikërisht këto “rastësi” janë ajo që dosja i sheh si elemente lidhëse, që e bëjnë të besueshme tezën e një marrëdhënieje funksionale dhe jo thjesht shoqërore. Në administrimin publik, perceptimi i konfliktit të interesit është po aq i dëmshëm sa vetë konflikti sepse minon besimin.

 

AKSHI është një institucion kyç për dixhitalizimin dhe modernizimin e shtetit. Ky rast, ende në fazë hetimi, nuk duhet gjykuar me emocione, por as relativizuar me justifikime. SPAK ka detyrën të provojë akuzat dhe t'i adresojë në gjykatë për të përballur me ligjin dhe pasojat e tij çdo abuzues. 

 

Transparenca nuk është zgjedhje por detyrim bazik. Publiku duhet të mësojë psh nëse shishet e verës me vlerë 3 ml euro që iu gjetën në shtëpi, Ergys Agasi i kishte koleksion të trashëguar nga babai apo të blera me paratë abuzive të përfituara nga tenderat ne AKSH. Të gjithë do të dëshironin një gotë verë te mirë, por jo të gjithë e kanë mundësinë të kenë autoritetet mbi drejtoreshën e AKSH-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy