Logu: Profesionistët e lirë të kompensohen, ministri i Financave duhet të nxjerrë udhëzues (VIDEO)

Logu: Profesionistët e lirë të kompensohen, ministri i Financave duhet të nxjerrë udhëzues (VIDEO)

Mbi 6500 profesionistë të lirë presin t’u kthehen paratë e paguara si këste tatimi mbi të ardhurat, ndërsa ministria e Financave është shprehur e gatshme që të japë 500 milionë lekë mbrapsht pas tatimit të paguar në tre muajt e parë të vitit, në përgjigje të vendimit të Gjykatës Kushtetueses.

Për këtë çështje avokati Marash Logu deklaroi për MCN Live, se Partia Demokratike përgatiti padinë bashkë me provat dhe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese në qershor 2024 e cila e gjeti të drejtë padinë e PD dhe vendosi të shfuqizojë tatimin mbi profesionistët e lirë.

Profesionistët e lirë deri në janar 2030 do paguajnë 0% tatim.

Kur paguhet tatim antikushtetues ministri i Financave nxjerr udhëzues me modalitetet se si do bëhet kompensimi ose me rimbursim.

Profesionistët e lirë paguajnë detyrime të tjera, por jo tatim.

Këmbëngulja dhe bashkimi i profesionistëve të lirë bëri që të fitohet beteja në Gjykatën Kushtetuese.

Shumë profesionistë të lirë pikërisht nga mungesa e kushteve po vendosin të largohen nga Shqipëria.

Paaftësinë e administratës tatimore nuk mund tua faturojmë profesionistëve të lirë.

Për të mos e lënë këtë gjë në vullnetin e qeverisë dhe ministrisë së Financave, grupi parlamentar i PD deri të hënën do depozitojë një nismë ligjore, e cila nëpërmjet një dispozite kalimtare, parashikon që profesionistëve të lirë t’iu kthehen paratë e paguara, që Gjykata Kushtetuese e ka gjetur në shkelje të ligjit.

Nëse nisma ligjore miratohet brenda dhjetorit, atëherë administrata tatimore është e detyruar të zbatojë vendimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy