
Ekzorcizmi (nga greqishtja exorkismós, “lidhja me betim”) është një praktikë fetare ose shpirtërore që synon dëbimin e demonëve, xhindëve apo entiteteve të tjera keqdashëse nga një person, një vend, ose çdo objekt që besohet të jetë i pushtuar.
Teologu Miron Çaku, i ftuar në programin “Zgjohu me MCN”, foli për kuptimin teologjik dhe historikun e ekzorcizmit.
Sipas tij, simbolikat fetare kanë kuptim, domethënie dhe kohë të caktuar.
Vetë nuk kryej ekzorcizëm, këtë e bëjnë klerikët, por kam sjellë librin ‘Rituali’ (Ordo), një libër zyrtar i Kishës që përmban lutje të veçanta. Para se të pagëzohet një person, ne bëjmë tre ekzorcizma.
Po ashtu, kemi një lutje tjetër, që është lutja e ekzorcizmit për ata që vuajnë nga demonët apo nga çfarëdo lloj sëmundjeje, magjie, marrje mësysh, etj.
Pra, Kisha e njeh dhe e përballon këtë situatë.
Ai theksoi se, përpara se të kuptojmë ekzorcizmin, duhet të kuptojmë kundër kujt kryhet ai.
Në teologji, jo vetëm në atë të krishterë por në të gjitha fetë monoteiste, besohet se përveç botës së dukshme, ekziston edhe një realitet tjetër që nuk shihet.
Edhe fizika e pranon se ka gjëra që nuk i perceptojmë dot me shqisat tona. Aq më tepër kur flasim për gjëra metafizike.
Bota shpirtërore ekziston paralelisht me realitetin tonë fizik.
Ne jemi qenie me disa dimensione. Bota shpirtërore ndahet në botën e Perëndisë dhe botën e Djallit, që është e keqja,Demonët nuk janë “zot i së keqes”, kKa vetëm një Perëndi, që është i mirë.I pari që u rebelua kundër Perëndisë mori emrin Satana, dhe engjëjt që e ndoqën dhe e dëgjuan atë janë rebelët që quhen demonë.



