Gjenerali Barbero flet nga Tirana: Vrasja e Qasem Soleimanit më e rëndësishme se ajo e Bin Laden

Gjenerali Barbero flet nga Tirana: Vrasja e Qasem Soleimanit më e rëndësishme se ajo e Bin Laden

Gjenerali Amerikan Michael Barbero i cili ka pasur nën komandë në Irak edhe trupat shqiptare, gjatë një takimi për samitin e Natos, mbajtur në Tiranë, ka folur edhe për vrasjen e gjeneralit famëkeq Qasem Soleiman, nga një sulm ajor i urdhëruar nga Presidenti Donald Trump.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se Amerika nuk kërkon falje për vrasjen e Soleiman, ndërsa e ka cilësuar atë si një person më të rrezikshëm se Osamo bin Laden. Sakaq më tej tregon se kur ka qenë me shërbim në Iran, kohë më parë, kanë dashur që ta vrasin Qasem por ai nuk ua dha mundësinë sepse ishte i zgjuar.

“Sulmi për të vrarë Qasem Soleiman ishte i rëndësishëm. Më e rëdësishme se vrajsa e Osamo bin Laden. Ai ishte njeri i rëndësishëm në Iran. Të gjitha pikat e pastabilizuara kishin gjurmënt e tij. Nuk do kishte luftëra nëse sdo të jepej urdhi i tij. Gjatë kohës që kam qenë në Iran në shërbim, të gjitha suklmet që vinin nga shiitët ishin të trajnuara dhe udhehequra nga Qasem. 700 militantë kanë vdekur nga sulmet e Soleiman. E kaluara e tij e bëri atë të trajtohej si terrorist. Kemi patur përvoja të këqija me sulmet që i kanë ndodhur ambasadës. Nëse do të vinte në Irak gjatë kohës që ne ishim atje do të bënim të njëjtën gjë, por ai ishte i zgjuar dhe nuk erdhi. Nuk kërkojmë falje për vrasjen e Soleiman”, ka thënë Barbero.

“Çdo mik i SHBA, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit”, tha Gjenerali amerikan Michael Barbero, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy