Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ftuar protestuesit të përshkallëzojnë protestën nëse ju shkelen të drejtat e tyre. Në fjalën e sotme para protestuesve, Basha sulmoi me një gjuhë të ashpër drejtorin e televizorit shqiptar.
“Thoma Gëllçi, o pleh do të të heqim zvarrë nga TVSH-ja. Zvarrë do të të heqim nga ai post ku të kanë vënë për t’u shërbyer ineteresave të pushtetit. Doni luftë? Luftë do të ketë, por qytetarët do të fitojnë. Shpojuani gomat e makinave, thyejauni dritaret, nxirrini zvarrë nga zyrat ata që ju shkelin të drejtat tyre. T’i bëjnë llogaritë mirë se vala popullore do t’i fshijë nga zyrat.
Boll me provokime. Kur zemërata popullore të ngrihet nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur. Ju ftoj të ngriheni kundër padrejtësive, mos ktheni faqen tjetër, por qëlloni me grusht”, tha Basha.



