Atentati në Rinas/ Gjendet një makinë e djegur dhe 4 armë zjarri

Atentati në Rinas/ Gjendet një makinë e djegur dhe 4 armë zjarri

Policia gjatë kontrollit të zonës në fshatin Halil kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. 

 

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. 

 

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Gjatë atentatit të ndodhur sot rreth orës 14:30 mbeti viktimë Gilmando Dani, ndërsa është plagosur rëndë Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mësohet se është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy