Presidenti Meta dekreton Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm, reagon Rama (VIDEO)

Presidenti Meta dekreton Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm, reagon Rama (VIDEO)

Në limitet e përfundimit të afatit kushtetues, presidenti I republikës Ilir Meta ka firmosur dekretin për emerimin e Sandër Lleshaj, ministër i Punëve të Brendshme

Kjo ishte hera e dytë që emri i Sandër Lleshajt qëndronte në tavolinën e kreut të shtetit për dekretim, pasi herën e parë e refuzoi. 

Por dekretimi i Sandër Lleshajt u paralajmërua mesditën e sotme, pasi presidenti Meta pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshit si ushtarak aktiv.

Vendimi për dekretim erdhi pas më shumë se dy javësh debate mes dy institucioneve, Kryeministrisë dhe Presidencës për propozimin e kreut të qeverisë që emëronte Lleshajn në krye të  Ministisë së Brendshme. 

Në propozimin e parë Meta u shpreh vetëm me një letër të thjeshtë ku shkruante se nuk kishte krijuar bindjen për ta dekretuar. Ndërkohë në propozimin e dytë, Meta kërkoi informacione shtesë për Lleshajn. Informacione të cilat lidheshin me statusin e tij si gjeneral dhe me mbiemrin.

Sandër Lleshaj u propozua ministër i Brendshëm nga kryeministri Edi Rama në datën 27 tetor, pas dorëheqjes së papritur të Fatmir Xhafajt nga ky post. 

Pas mosdekretimit nga ana e Presidentit, kryeministri Rama e emëroi Sandër Lleshajn zv/ministër, por me kompetencat e ministrit. 

Tani zyrtarisht, Sandër Lleshaj do të mbajë postin e ministrit të Brendshëm, dhe pas kësaj procedurë, ai do të bëjë betimin në Parlament.

Por pas dekretimit nga ana e presidentin i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë.

Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mire”, shkruan Rama.

Untitled

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy