Çani: Përgjimet e Ndragheta-s, vetëm maja e ajsbergut. Në Tiranë ndërtohet me para të pista (VIDEO)

Çani: Përgjimet e Ndragheta-s, vetëm maja e ajsbergut. Në Tiranë ndërtohet me para të pista (VIDEO)

Ajo që del në përgjimet e Ndragheta-s në Itali është vetëm maja e ajsbergut në raport me atë që ndodh në Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë në MCN TV, gazetari Artur Çani tha se sektori i ndërtimit në Tiranë “ushqehet” me para të paregjistruara. Sipas Çanit, në Tiranë, në ndërtim konsumohen rreth 2 milion euro, para të cilave nuk u dihet origjina.

Pas qeverisë, lëvrimet më të mëdha të fondeve i ka Bashkia e Tiranës, e cila përfaqësohet nga kryetari. Bashkia është Erion Veliaj. Nuk është se në Shqipëri pritëm të vinte Ndragheta apo antimafia italiane për ta zbuluar. Ato që është zbuluar është maja e ajsbergut të asaj që bëhet në Bashkinë e Tiranës. Ne e kemi parë Veliajn, kur mbjell një pemë dhe jo kur mbjell një pallat. Unë sot sfidoj këdo që të më gjejë në 100 metra linear që nuk ka një pallat. Në Tiranë konsumohen rreth 2 milion euro në ditë në ndërtim. Ku dalin këto lekë? Bankat nuk financojnë më. Atëherë të gjitha këto janë lekë të paregjistruara, lekë që rrjedhin nën të. Ndërtohet pa fund, sepse është i vetmi vend ku lekët nuk lënë gjurmë”, tha Çani.

 Çani u shpreh më tej se organet ligjzbatuese mbyllin sytë para këtij fenomeni.

Bashkia e Tiranës mburret me 120 mijë pemë. E dini që i gjithë parku ka 36 mijë rrënjë. Ku janë të tjerat? Ajo që po ndodh me ndërtimin në Tiranë është një hata, që nuk lë vend për dyshim. Është 100% lekë të pista. Pse heshtin organet kompetente?”, tha ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy