Dhunimi brutal i kenianes/ Pula: Jam i bindur që ngjarja është fshehur. Prokuroria s’është e interesuar për shëndetin e vajzës (VIDEO) 

Dhunimi brutal i kenianes/ Pula: Jam i bindur që ngjarja është fshehur. Prokuroria s’është e interesuar për shëndetin e vajzës (VIDEO) 

Gazetari i MCN TV Besmir Pula, foli në edicionin e lajmeve mbi hetimet për 22-vjecaren keniane që u dhunua brutalisht në rrethana misterioze. Duke folur në MCN Live gazetari thekson se është i bindur që ngjarja është fshehur, duke ndjekur linjën logjike të çështjes. Gazetari thotë se ndonëse vajza ka dalë nga gjendja kome, Prokuroria vijon ende të thotë që është në gjendje kome, çka lind dyshime që organi i akuzës s’është i interesuar për shëndetin e saj. Po ashtu gazetari thotë se është e dyshimtë si u gjet trupi i kenianes përbri hotelit, dhe përse emri i rezidencës u dha gabimisht.

Është një dhunim, kemi kërkuar vazhdimisht informacion në Polici dhe shumë autoritete të tjera që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe vetëm s’kemi pasur një reagim nga Prokuroria. Pavarësisht se ka një informacion të cunguar, dhe është një lloj informacioni shumë teknik ndaj dua të ndalem në disa momente që unë kam parë nga ai njoftim. Aty thuhet se s’ka ende të dhëna se si është gjetur e reja në atë vend dhe në atë gjendje. 3 muaj dhe s’ka asnjë informacion të saktë. Pistat kryesore, s’ka asnjë informacion të saktë. S’ka një përgjigje ku po hetohet dhe lidhur me dëshmitarët. Aty thuhet vetëm që janë marrë deklarimet që kanë dijeni për ngjarjen, përfshirë edhe nënën e vajzës. Nga shërbimet e Policisë Gjyqësore ende nuk është konkluduar për rrethanat e ngjarjes, ende s’kemi një dinamikë të ngjarjes. Në përgjigjen e Prokurorisë thuhet dhe gjendja e vajzës ku thuhet se ka qenë në gjendje kome dhe është rehabilituar disi, por ka dalë nga gjendja e komës. Ndërsa Prokuroria thuhet se vazhdon të jetë në gjendje kome. Kjo më lind dyshimet se Prokuroria nuk është interesuar më për gjendjen shëndetësore të vajzës.

Nga ajo që komunikova me vet avokatin, vet avokati kishte dy javë që kishte marrë në dorëzim çështjen. Nuk na u përgjigj, nuk na tha pistat ku po hetohet dhe informacione të tjera që do zbardhin të vërtetën. Jemi interesuar pranë Inspektoriatit të Punës, ende nuk na kanë kthyer përgjigje. Një informacion kaq i pakët mund të gjendet lehtësisht përmes sistemit. Kemi komunikuar me të ëmën, ajo na ka thënë që vajza kishte 6 muaj që punonte në Shqipëri. Ishte një punë që e kishte gjetur përmes kërkimit online, kishte siguruar vizën. Vetë zonja është njoftuar nga pronarët e kompanisë, vajza juaj ndodhet në gjendje të rëndë, s’ka mundësi të flasë, për shkak të një aksidenti. Zonja ka siguruar vizë dhe ka qëndruar afër vajzës së saj. Në godinën ku banonte vajza është një hostel 4-katësh dhe sipas informacioneve ajo është hedhur nga kati i dytë. Trupi është gjetur në banesën përbri hostelit. Ka dyshime. Një djalë tha që kishte punuar dy ditë me kenianen, por s’dha informacione më tej, ndoshta edhe i frikësuar. Ndoshta ishte një lapsus ose qëllimisht që emri i rezidencës u dha gabimisht”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy