Gazetari Mariglen Kume thotë se në prag të kësaj fushate, Partisë Demokratike i duhen energji të reja. Në studion e MCN TV, Kume tha se duhet shtuar frekuenca e tryezave që mbahen për çështje të ndryshme dhe përfshirja e të rinjve.

Ne duhet ta ndajmë nëse do diskutojmë për pjesën e listave për kandidatë. Në PD për momentin ka departamente të ndryshme. Nëse në krye të tyre ka drejtues të spikatur, ata krijojnë ekipet e tyre dhe përzgjedhin. A ndodh kjo gjithmonë brenda PD? Jo. Mbaj mend rastin e zotit Këlliçi. Jo detyrimisht çdo gjë duhet të lidhet me listën.

Nëse PD do t’i jepnim figurën e një makine, asaj do t’i duhej një turbo. Hapja e tyre është pasive dhe zoti Berisha nëse ka synim të vijë në pushtet për të krijuar ekip fitues, duhet të dyfishojë lëvizjet. Kam parë p.sh. disa tryeze, të cilat duhet të jenë më të shpeshta. Lider nuk emërohesh, por edhe bëhesh. Nuk mjafton të kesh një produkt të mirë, duhet edhe ta shesësh.