Zjarri te “Kurum”, Gjoka: Dëm kolosal në mjedis dhe shëndet. ISHP dhe Agjencia e Mjedisit, të matin nivelin e ndotjes (VIDEO)

Zjarri te “Kurum”, Gjoka: Dëm kolosal në mjedis dhe shëndet. ISHP dhe Agjencia e Mjedisit, të matin nivelin e ndotjes (VIDEO)

Eksperti i mjedisit Rodion Gjoka, zjarrin me përmasa të mëdha në pikën e skrapit në fabrikën e “Kurum” në Elbasan e sheh si dëm kolosal në mjedis dhe thotë se është për të ardhur keq që situata të tilla janë të përsëritura dhe ku qytetarët ekspozohen nga kimikatet që qarkullojnë në ajër.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se është momenti për të vënë para përgjegjësisë institucionet që duhet të monitorojnë këto situatat dhe qytetarët duhet të informohen se me çfarë nivelesh ndotje në mjedis ekspozohen.

Në rastin e djegies së vendgrumbullimit të mbetjeve urbane, dëmi më i madh shkaktohet nga djegia e plastikës dhe lëndëve që kanë në brumin e tyre lëndë djegëse fosile, dhe çlirohen dy lëndë të rrezikshme në mjedis, ku në procesin e djegies shndërrohen në mikroplastikë dhe futen shumë shpejt në zinxhirin ushqimor.

Në rastin konkret jemi dy shkallë më rëndë se kemi të bëjmë me venddepozitim mbetjesh industriale, ku u dogjën produkte plastike dhe bateri, që mund të jenë edhe më të rrezikshme.

Ndotja do të përcillet dhe në bashkitë fqinje dhe jo vetëm në Elbasan. Hapet diskutim mbi kushtet e sigurisë teknike me të cilat ai vend operon, masat kundër zjarrit, në mënyrë që zjarri të mos përhapet si në kohë.

Duke qenë një rast i përsëritur. Landfilli i Vlorës është djegur, ai i Fierit për ditë të tëra. Situata është vërtetë shqetësuese, ku askush nuk e vë ujin në zjarr sa i takon ndikimit në shëndet.

Uroj të reagohet sa në kohë, për kapjen e këtyre elementëve që janë përhapur në ajër.

Jam i shqetësuar se ajo ndotje, dioksinat dhe furanet nuk dekompozohen në mënyrë organike dhe të shpejtë dhe do të shpërndahet në tokat bujqësore dhe në sipërfaqe shumë të madhe duke kaluar direkt tek zinxhiri ushqimor.

Ndotja që është në ajër në momentin që shoqërohet me erë dhe reshje përhapet dhe kontaminon tokën, se ku bie është çështje monitorimi.

Për sa kohë një popullatë e caktuar e duron rastin e parë, të dytë, të tretë dhe nuk reagojnë, edhe instancat publike janë kokëforta për të thënë që janë situata që ndodhin.

Agjencia Rajonale e Mjedisit Elbasan dhe ISHP Elbasan duhet të ishte në zonë për të monitoruar nivelin e ndotjes në zonë, minimumi për tu thënë qytetarëve të reduktojnë ekspozimin nga dioksinat dhe furanet.

Qytetarët janë të ekspozuar ndaj rrezikut mjedisor. Praktikisht asnjëra nga bashkitë nuk mund të monitorojnë punën e kompanive.

Këto kompani janë të bazuara në parimin e vetëmonitorimit dhe instancat shtetërore.

Sot jemi në situata ku me mjedisin jo vetëm sektori industrial por edhe ndërtimi po abuzojnë, pasi nuk marrin asnjë masë lidhur me të.

Ata që paguajnë janë në fund të ditës qytetarët e thjeshtë që ekspozohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy