Masat antiCovid nga dita e nesërme/ Manastirliu: Mosha mesatare 45 vjeç, më e prirur ndaj virusit

Masat antiCovid nga dita e nesërme/ Manastirliu: Mosha mesatare 45 vjeç, më e prirur ndaj virusit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dalë në një deklaratë për mediat sot në lidhje me situatën e pandemisë në vend si dhe për masat që do të vihen në zbatim ditën e nesërme. Ajo kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për parandalimin e kësaj pandemie.

“Kam një lutje për ju që të bëheni bashkëpunëtorë që ta përballojmë këtë situatë të pazakontë duke mbështetur armatën e mjekëve dhe infermierëve. E di shumë mirë sakrificën tuaj. Nuk do të doja që ta nxirrja kurrë por kujt i shërben shtremërimi i realitetit, por nuk është ashtu siç e bën opozita. Sot raportohet se në vende si Polonia, Çekia ka mbingarkesë, po a ka konferenca shtyp që u bëjnë thirrje qytetarvëe që të mos besojnë? Në situata si kjo e pandemisë rruga e duhur është bashkëpunimi për hir të shëndetit dhe jo shfytëzimi. Ndërkohë që puna jonë nuk ka ndalur në asnjë moment dhe jemi përgatitur për të përballuar vjeshtë-dimër në pritje të numrit të rritjes së rasteve. Kemi vijuar rritjen e kapaciteteve dhe kemi gati edhe spitalet rajonale sipas skenarëve. Mjekët e familjes janë të gjithë të angazhuar me udhëzues dhe protokolle të përcaktuara dhe kanë ndjekur mbi 15 mijë pacientë”.

Ministrja tha se mosha 45 vjec është më e prirur ndaj infektimit dhe se masat e reja duhet të përkrahen sidomos në ambientet e mbyllura.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se kufizimi do të zgjasë deri më datë 2 dhjetor. Ai tha se administrata do të punojë online.

"Mosha mesatare është 47 vjeç, tregon që është një moshë që priret të ketë më shumë infektime dhe sigurisht do të infektohet më shumë. në mjedise të mbyllura ulet vigjilenca, maska nuk mbahet, nuk respektohen të gjitha rregullat. Më pas e përhapin në shtëpi, prindërve e gjyshërve që nuk kanë imunitet. Komiteti u mbështet në këtë lloj arsyetimi kur vendosi këto masa, zbatueshmëria e rregullave nuk ka ndodhur në masën 100%, se as në Shqipëri e as në vend të botës nuk ka luksin që të ketë një polic në çdo lokal, nuk kemi shpikur rrotën duke marrë këto masa. Ka vende që kur vala e dytë ka përparuar më shpejt i kanë marrë masat gradualisht dhe ne po ndjekim të njëjtën trajektore. Sot kam firmosur urdhrat që do të jenë në fuqi nga nesër me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID. Kufizimi deri 2 dhjetor, përjashtim për arsye emergjente. Për ata për arsye pune do të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Administrata do të punojë online sipas vlerësimti të sektorëve, sigurisht të shërbimeve do të ketë një rakordim sipas sektorëve për punën online duke zbatuar detyrat dhe përgjegjësit që ka cdo punonjës", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se i kanë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e pandemisë për muajt vjeshtë dhe dimër.

Ajo ka deklaruar se po trajtohen 360 pacientë në të 3 spitalet Covid dhe deri më tani nuk mungon asgjë as kujdesi nga mjekët dhe as paisjet.

Ajo thotë se opozita do që të shtrembërojë realitetin lidhur me Covid në spitale, por në fakt sipas saj edhe vende të tjera në botë janë përballur me një mbingarkesë në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për vendosjen e orarit që kufizon lëviozjen e qytetarëve.

Duke iu referuar kritikave për orarin, Manastirliu tha se orët e mbrëmjes frekuentohen kryesisht nga të rinjtë dhe bëhen burim i përhapjes së koronavirusit.

Ajo tha se për ata që do duan të lëvizin natën, do pajisen me leje përmes portalit E-Albania.

“Është prezantuar një analizë aktuale, jo vetëm e incidencës dy javore por edhe të analizës dhe rasteve të infektuara dhe pacientëve në kujdes intensiv dhe atyre indikatorëve që vlerësojnë situatën ekonomike. Ekspertët kanë vendosur të përshkallëzojnë masat që janë të një niveli mesatar. Qytetarët presim më shumë informacion dhe çfarë do të bëhet më vonë. A do të kemi kufizime dhe çfarë do të ndodhë nesër. Kjo është një situatë e një pandemie që na ka ballafaquar me shumë pikëpyetje. E rëndësishme mbetet zbatimi i rregullave dhe masave të vendosura nga autoritete shëndetësore. Masat që u komunikuan dje do të saktësohet sot nga unë. Masat do të hyjnë në fuqi nga ora 22:00 e të nesërmes.

Në sqarim të qytetarëve që pyesin dhe ka edhe nga ata që priren të bëjnë humor me virusin sepse pa dyshim që pyetja që sot ngrihet është nëse virusi del natën. Po këto pyetje mund të jenë të bukura për të buzëqeshur në një moment por pastaj kthehemi me këmbë në tokë. Mjekët që ju shihni në spitale janë hallka e fundit pritëse. Një prej këtyre grupeve janë ekspertët e shëndetit publik. Grupmosha që ka pësuar rritje të infektimeve është 40-45 vjeç. Ulet vigjilenca dhe maska nuk mbahet në ambiente nuk konsumohet duke shkelur rregullat. Më pas e përhapin në shtëpi dhe ja dërgojnë edhe atyre që nuk kanë imunitet për ta përballuar.

Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Kjo ndodh kudo. As në Shqipëri dhe as në një vend të botës nuk është luksi për të pasur pas çdo personi nga një polic. Ka vend të tjera që kur vala e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt i kanë marrë ato masa gradualisht. Sot kam firmosur urdhrat që do të jenë në fuqi nga nesër. Do të ketë kufizim nga ora 22:00 deri në orën 06:00 deri në datën 2 dhjetor. Bëhet përjashtim për motive pune dhe mjekësore. Ata do të pajisen me autorizim përmes portalit E-Albania. Personeli përjashtohet duke pasur me vete mjetin e identifikimit. Do mbyllen baret dhe restorantet në të gjithë vendin në të të njëjtin orar deri në datë 2 dhjetor. Një vendim tjetër që do merret nga këshilli i ministrave është administrata që do të punojë online. Do të ketë një rakordim për punën online duke zbatuar edhe detyrat dhe përgjegjësitë që ka çdo punonjës”, tha ministrja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy