Kara: SPAK duhet të hetojë deri te Rama dhe 5 përfituesit offshore,  dalja e Goxhajt ishte autogol (VIDEO)

Kara: SPAK duhet të hetojë deri te Rama dhe 5 përfituesit offshore, dalja e Goxhajt ishte autogol (VIDEO)

Avokati Romeo Kara ka komentuar zhvillimet rreth protestës për projektin e resortit në Zvërnec dhe përfshirjen e aktivistit Dritan Goxhaj, duke u distancuar hapur nga ai dhe nga mënyra se si, sipas tij, është zhvilluar e gjithë lëvizja.

 

Donte ta bënte Rama protagonist dhe e bëri. Çfarë donte Goxhaj të bënte, e mori. I dha zë Rama. Dhe, sikur padashje të jetë, unë kam qenë deri pardje pjesë e përditshme e protestës, nga dje jo më, sepse Goxhaj nuk është përfaqësuesi im.

 

Ai shtoi se shpesh ka qenë në kundërshtim me qëndrimet që, sipas tij, dalin me vonesë në raport me zhvillimet.

 

Shumë herë kam qenë në avancë me ‘qorrat’ që zgjohen me vonesë. Nuk kam kompleksin e turmave unë, as kam thënë ndonjë gjë të pavërtetë. Të më thonë ku nuk pata të drejtë në analizën time.

 

Kara e konsideron protestën të deformuar politikisht, duke pretenduar se ajo është përdorur nga aktorë të ndryshëm për qëllime të tjera nga ato fillestare.

 

Ajo protestë u mundua të shitej nga vetë Rama dhe qarqe antishqiptare kundër investimeve. Rama dhe të tjerët duhet të deponohen dhe të mos fshihen pas Kushner dhe Trump. Ku është lidhja e Sazanit me katrahurën e Zvërnecit? SPAK duhet të fillojë hetimet dhe të përfshijë edhe kryeministrin, dhe të thotë kush janë 5 përfituesit offshore.

 

Sipas tij, protesta është paraqitur në mënyrë të gabuar edhe në raport me investimet amerikane.

 

U munduan ta shesin protestën kundër investimeve amerikane. Dhe nëse i justifikojnë paratë ata që do investojnë atje, puna është më e thellë. Protesta u përdor politikisht; nuk mund të ketë zëdhënës antiamerikan. Mund të jesh çdo lloj zëdhënësi, por jo i protestës kur je një antiamerikan, antishqiptar. Ai i dha një frymëmarrje Ramës dhe ato përrallat me patriotizëm ku luftonte ky, ndërsa po na mbrojnë njerëzit e Ilir Metës hapur.

 

Kara kërkoi distancim nga, siç i quajti ai, ndikimet politike të Ilir Metës dhe rrethit të tij

 

Duhet të distancohen nga Ilir Meta dhe Irfani i Metës, se nuk hamë kështu mish dhie ne. Duhet të dini një fakt real, PS është në katrahurë totale, por po mundohet t’i marrë më të mira të vetët.

 

Ai shtoi se nuk ka lidhje me prapaskenat politike të Berishës dhe Metës, duke theksuar nevojën për hetim më të gjerë institucional.

 

S’kam lidhje me lojëra prapaskenë të Berishës. SPAK duhet t’i thellojë hetimet duke shkuar deri te Rama. Duhet të dalim edhe kundër Berishës, se kundër Ramës kemi dalë.

 

Sipas tij, protesta rrezikon të humbasë kuptimin e saj fillestar nëse nuk ndahet nga ndikimet politike.

 

Meta bën lojë të madhe nga burgu dhe jam plotësisht i vetëdijshëm për çfarë po ndodh. Kjo protestë është frymë, por nëse distancohet organizimi nga fryma, më vjen keq. Protesta duhet të instalohet si institucion i përjetshëm.

 

Në përfundim, Kara theksoi se mënyra si u zhvillua protesta dhe përfshirja e figurave të caktuara e ka dëmtuar atë

 

Nuk dua asnjë hero. Shqipëria nuk duhet të bëhet si duan budallenjtë. Sistemi i votimit e ka prishur Shqipërinë dhe nga ai moment duhet të ishim ngritur në protestë. Nuk mund ta pranoj një protestë që u baltos si antiamerikane. Protesta mund të bëhet faktor për dialog me Evropën dhe Amerikën, por mbetet për t’u parë nëse do shkojë aty ku duhet apo do vazhdojmë të sorollatemi. Dalja e Goxhajt ishte një autogol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy