
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore- malore të vendit vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet e larta kryesisht në jug të vendit.
Temperaturat parashikohen të jenë 15 gradë celsius në vlerat minimale dhe 40 gradë celsius në ato maksimale.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.



