Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëroi sot Izraelin se do të përballet me pasoja të rënda pas sulmit të së shtunës së kaluar në objektet ushtarake të vendit.
Lajmi është raportuar mediat vendase.
I cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim, Hossein Salami tha se Izraeli kishte dështuar në arritjen e objektivave të tij me sulmet ajrore.
Salami tha se pasojat për Izraelin do të jenë të paimagjinueshme.



