Krishtlindja, simbolika dhe festimet/ Teologu Cako: Është kthyer në një festë komerciale

Krishtlindja, simbolika dhe festimet/ Teologu Cako: Është kthyer në një festë komerciale

Krishtlindja, festa e shenjtë e paqes dhe e dashurisë ka edhe zanafillën e saj të kahershme.

Në vigjilje të kësaj feste, teologu Miron Cako, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli bë vëmendje faktin se si lindi festa e Krishtlindjes, fillimisht si festë pagane.

Drupal Ad

Po përgatitemi për të festuar një festë të madhe që quhet Krishtlindje. Krishtlindja është dita kur lindi Krishti.

Kisha nuk është interesuar për Krishtin si një ditë kalendarike. Nuk ia ka dhënë rendësi ditës së lindjes, se sa k ka dhëne rendësi ngjarjes. 25 dhjetori ka qenë një ftese pagane shumë e lashtë, që nga romaket që adhuronin Diellin duke e quajtur atë një perëndi dhe njerëzit festonin në këtë kohë kur dita dhe nata bëhen të barabartë dhe kulmonin me 25 dhjetor.

Me ardhjen e Krishterimit, kisha në urtësinë e saj  me 25 dhjetor vendosi lindjen e Krishtit. Krishtlindja i dha një tjetër sens, të festojmë me kuptim, me njezërllyk.

Për teologun Cako, në ditët e sotme festimi i Krishtlindjes ka kaluar në komercialitet.

Sot është kthyer në një festë komerciale, njerëzit urojnë dhe përshëndesin njeri-tjetrin, japin dhe dhurata, por Krishti nuk është asgjëkund, pra, është një festë që është kthyer në komercialitet. Këtu është humbur pak fryma e Krishtlindjes sepse festojmë pa Krishtin dhe është si të festojmë ditëlindjen tuaj por pa u llogaritur juve. Kur ju festoni, Krihsit thotë po ç’keni ju pa mua.

Ne ju themi se krishtlindja është lindja e Krishtit, doni të festoni, argëtoni, por bëni kujdes nga fryma e botës. Fryma komerciale konsumiste e ka kthyer Krishtlindjen në grada të tjera dhe në shpenzime marramendëse. Dhe duhet të dini se shpenzimet më të mëdha janë për Krishtlindjet dhe që bien ndesh me jetën e shumë njerëzve që vuajnë në një varfëri shumë ekstreme.

Tani ne festojmë dhe aderojmë me gjera të shtrenjta dhe njerëz të varfër nuk ua hedhim sytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy