Kreu i Forumit Rinor të PD-së Besart Xhaferri rrëfeu në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv marrëdhënien e tij me kryedemokratin Sali Berisha.
Xhaferri tha se e konsideron veten me fat që këshillohet me një ikonë të politikës shqiptare dhe shtetbërjes si Berisha.
Xhaferri tha se marrëdhënia mes tyre është plotësuese.
Marrëdhënie institucionale, korrekte, bashkëpunuese, si organizata partnere. Ne i shërbejmë PD-së. Në të njëjtën kohë është marrëdhënie plotësuese, jam me fat që kam një ikonë të politikës dhe shtetbërjes shqiptare për ta patur aty që të mësoj, të këshillohem, por edhe unë përfaqësoj një brez që edhe ai do të plotësohet. Është marrëdhënie win-win. Është shumë i hapur, është një nga personat që dëgjon më shumë. Imazhi që nuk dëgjon është i keqkrijuar nga njerëzit që bashkëpunojnë me të, që duan të presin vetëm prej tij. Këtë herë me në krye kryetarin Berisha, PD nuk është një shaka, është një motor politik që do prodhojë figura të mira dhe inovacion ne figurat e saj”.



