Spanja do të heqë “vizat e arta” për investitorët e huaj të pasurive të paluajtshme

Spanja do të heqë “vizat e arta” për investitorët e huaj të pasurive të paluajtshme

Spanja do të heqë të ashtuquajturin program të “vizave të arta” i cili u jep të drejta qëndrimi shtetasve të huaj që bëjnë investime të mëdha në pasuri të paluajtshme në vend, u tha gazetarëve të hënën kryeministri Pedro Sanchez.

“Përfundimi i skemës do të ndihmonte për ta bërë aksesin në strehim të përballueshëm, një e drejtë në vend të një biznesi spekulativ”, tha Sanchez.

Programi u lejon shtetasve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian që të investojnë të paktën 500.000 euro pa marrë një hipotekë në pasuri të paluajtshme spanjolle një leje speciale e cila i lejon ata të jetojnë dhe punojnë në vend për tre vjet.

“Sot, 94 nga 100 viza të tilla janë të lidhura me investime në pasuri të paluajtshme në qytetet e mëdha që po përballen me një treg shumë të stresuar dhe ku është pothuajse e pamundur të gjesh strehim të mirë për ata që tashmë jetojnë, punojnë dhe paguajnë taksat e tyre atje”, tha Sanchez, raporton Reuters.

Ai shtoi se qeveria do të nisë procesin për eliminimin e skemës në mbledhjen javore të kabinetit të së martës pas studimit të një raporti të paraqitur nga Ministria e Strehimit.

Portugalia fqinje ka rinovuar kohët e fundit skemën e saj të “vizave të arta” dhe ka përjashtuar investimet në pasuri të paluajtshme për të trajtuar një krizë strehimi.

Komisioni Evropian ka bërë thirrje prej kohësh për t’i dhënë fund të gjitha programeve të tilla, duke përmendur rreziqet e sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy