
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se çështja e hapjes së kufijve në Ballkan është diçka që dëshiron presidenti rus Vladimir Putin dhe jo Kosova.
Në lidhje me tërheqjen e taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja, kreu i qeverisë u shpreh se do ta konkretizonte vetëm në rastin e një marrëveshjeje dypalëshe.



