Pak orë para votimit/ Begaj, mesazh për publikun: Lajmi ishte i papritur! Shqipërinë mbi gjithçka

Pak orë para votimit/ Begaj, mesazh për publikun: Lajmi ishte i papritur! Shqipërinë mbi gjithçka

Kandidati për President, Bajram Begaj ka dhënë një mesazh publik pak orë para se emri i tij të votohet në Kuvend. Begaj shprehet se propozimi i PS ishte i papritur për të, duke shtuar se ndjehu një peshë të madhe emocioni kur mori lajmin.

“Respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë”, shprehet Begaj. “Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka’, vijon ai.

 

 MESAZHI

Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.

Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.

Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.

Duke i falënderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike.

Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.

Bajram Begaj

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy