Vijon të mbetet e lartë përhapja e Covid-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit, nga 830 testime të kryera janë konstatuar 147 raste të reja.
Një ditë më parë ishin 150 të tilla.
Ndërsa gjatë kësaj kohe janë shëruar 53 pacientë dhe kanë ndërruar jetë 2 të tjerë.
Aktualisht në Spitalet Covid janë 199 pacientë. 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 në intubim.



