Dy ilaçe kundër artritit reumatoid ulin vdekjet nga Covid-19

Dy ilaçe kundër artritit reumatoid ulin vdekjet nga Covid-19

Një studim në Britani arriti në përfundimin se përdorimi i dy ilaçeve kundër artritit reumatoid, tocilizumab dhe sarilumab, te pacientët Covid-19 në gjendje kritike, ul shkallën e vdekshmërisë në krahasim me kujdesin standard, nga 36% në 27%. Përveç kësaj, pacientët e trajtuar me to u konstatua se ishin në gjendje të largoheshin nga spitali deri në 10 ditë më shpejt.

Në vitin e fundit, mjekët kanë mësuar se rreziku më i madh i infeksionit SARS-CoV-2 vjen nga reagimi joproporcional i sistemit imunitar të disa pacientëve, i cili në përpjekje për të zhdukur infeksionin, shkakton një gjendje hiper-inflamacioni që dëmton indet dhe organet.

Pasi kanë parë këtë, studiuesit ndoqën me kujdes efektet e përdorimit të ilaçeve anti-inflamatore në evolucionin e sëmundjes së koronavirusit, por deri më tani vetëm përdorimi i barnave kortizonik siç është deksametadoni kishte dhënë disa prova të efikasitetit në rastin e një sëmundjeje të rëndë dhe kritike.

Të paktën deri më sot. Në fakt, qeveria britanike kohët e fundit njoftoi suksesin e testit klinik ndërkombëtar “Remap-Cap”, i cili u zhvillua kryesisht në Britaninë e Madhe. Studimi tregoi se trajtimi i menjëhershëm i pacientëve Covid-19 në kushte kritike (të shtruar në kujdesin intensiv, me oksigjen dhe dëmtim të organeve) tocilizumab ose sarilumab përveç kujdesit standard (që përfshin deksametazon) ka efekte pozitive në prognozë.

Tocilizumab dhe sarilumab janë ilaçe të fuqishme anti-inflamatore për trajtimin e artritit reumatoid, një sëmundje inflamatore autoimune. Ato janë antitrupa që veprojnë duke bllokuar efektin e interleukin-6, një molekulë që nxit përgjigjen inflamatore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy