
"Një atentat ndaj demokracisë", i ka cilësuar ngjarjet e fundit në PD, historiani Paskal Milo.
Në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë, Milo, tha në studion e “MCN live” se zhvillimet politike në PD dhe lëvizja e fundit e Bashës që përkoi me përjashtimet e anëtarëve nga partia, të kujtojnë të shkuarën komuniste në Shqipëri, si dhe faktin se më këtë dëmtohen demokracia dhe vet procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.
“Për fat të keq pa pasur asnjë interes për ato zhvillime, por si qytetar është një masë që të rikujton të shkuarën komuniste në Shqipëri. përjashtimet nga partia kanë pasur vlerë dhe kanë qene penalizuese për të gjithë ata që përjashtoheshin nga partia sepse vinin nga pasoja negative edhe për fatin familjar. mua më ngjall një ndjesi negative. Anëtarësia është një veprim vullnetar, janë të gjitha mundësitë që ata që mendojnë ndryshe mund ta gjejnë veten në një lëvizje tjetër politike. Nga kjo pikëpamje duke pasur respekt për vendimet në këtë rast nuk pajtohem, nuk kanë vlerë domethënëse është reminishencë e një kulture politike të kapërcyer në Shqipëri që nuk duhet manifestuar në demokraci.
Është një shtysë që vjen nga zhvillimet e fundit ku kjo përleshja brenda PD është për të ardhur keq dhe ndjehem keq dhe unë që nuk kemi një formacion politik historik opozitar që të kryejë detyrat opozitare në mënyrë të shëndetshme. Kjo rëndon në fatet e të ardhshme të Shqipërisë dhe për këtë duhet të mendohet më shumë. Mua si një njeri me përvojë në politikë më bën përshtypje ajo që ndodhi të shtunën se më kthen kujtimet e gjalla të para shumë viteve ku skena të tilla donim ti harronim. Është për të ardhur keq që forca brenda PD mendojnë ende si në të shkuarën, një atentat tjetër ndaj demokracisë, e dhimbshme, e dëmshme për vetë të ardhmen e Shqipërisë dhe imazhin e saj për integrimin e Shqipërisë. çmimin e paguan Shqipëria, e ardhmja evropiane e saj, brezi i ri, por këtu mendojnë për karriget e tyre.
Politikani Milo, është i mendimit se në mesin e PD-së ka disa struktura që janë të interesuara për segmente dhune, dhe se sipas tij, duhet hequr dorë, një orë e më parë.
“Nuk janë të interesuara të dyja palët për dhunë, por ka qarqe të caktuara të vjetra në PD që nuk kanë harruar kulturën e tyre të dhunës. Është vetë në gjirin e PD, flenë akoma shtresa të vjetra agresive që kanë formuar segmente të veçanta në trupin e kësaj partie që kur është krijuar kjo parti. Në PD ka ende segmente të fuqishme dhunuese, por duhet të heqë dorë sepse e ardhmja e saj është shumë e dyshimtë.
Për Milon, Berisha me protestën e së shtunës, humbi investimin katër mujor që bëri me Foltoren e tij.
“Berisha humbi investimin 4 mujor që fitoi me foltoret. E solli PD-në në një nivel të pranueshëm konkurrues, por në momentin e fundit bëri të kundërtën dhe rrëzoi atë investim që bëri për 4 muaj.
Berisha nuk mund të jetë jashtë segmenteve të dhunës sepse nga ajo që pamë ata ishin aty si pjesë e asaj lëvizje që udhëhiqet nga Berisha nuk e besoj se ai nuk mund të ushtronte kontroll dhe të ndalonte ato shfaqje të dhunshme që panë shqiptarët dhe gjithë bota.



