Kandidatët për presidentin e ri/ Balla: Presim emrat nga PD deri në 29 maj

Kandidatët për presidentin e ri/ Balla: Presim emrat nga PD deri në 29 maj

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se deri në datën 29 maj mazhoranca nuk do të propozojë emër për kandidat për President, duke ia lënë këtë të drejtë opozitës.

Në një prononcim për media nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se “i vetmi kusht apo kriter që PS ka artikuluar që në fillim ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të institucionit të presidentit (2022-2027), duhet të ketë një president krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta”.

“Shikojeni Ilir Metën se si ka funksionuar, ne duhet të kemi një president ndryshe. Në rast se ne do kemi një president të kësaj forme, s’i bëjmë mirë vendit.

Sipas Ballës, “Shqipëria meriton një president mbi palët dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë”.

Mendoj se të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces. Përgjegjësinë që kemi treguar e kemi bërë reale për ato që kemi kërkuar të dëgjojmë emra të propozuar nga opozita. Ramë dakord që në 2 raunde të propozonte vetëm opozita. Ne nuk do të propozojmë emra deri të dielën, në datën 29. Kemi rënë dakord që nuk do të propozojmë ne kandidatë deri në raundin e tretë. Para 10 ditëve në një nga takimet publike, kemi diskutuar dhe thënë që deri në raundin e tretë do të jetë fryma e këtij dokumenti ku kanë të drejtë të propozojnë. Ata të sjellin një listë me argumentet konkretë dhe ta diskutojmë. Kjo nuk ka ndodhur.

Balla theksoi se “historia e propozimeve në ajër nuk ka asnjë efekt”.

Ne nuk kemi marrë asnjë propozim shkresor nga ana e grupit parlamentar të PD-së dhe nuk kemi pasur mundësinë të shprehemi. Ditët e mbetura duhet të përdoren me përgjegjësi. Pjesëmarrja në proces është përgjegjësi kushtetuese. Asnjëra prej palëve nuk po merr pjesë në proces në respekt të palës tjetër.

I pyetur mbi votat për të miratuar Presidentin, Balla u shpreh se “shqiptarët na besuan 78 mandate në prill 2021, por këto nuk u konfiguruan realisht në mandate për shkak të problematikave të votave të pavlefshme”.

PS jo vetëm që ka legjitimitetin dhe numrat, por do të vazhdojmë të punojmë brenda Kuvendit të Shqipërisë që të sigurojmë më shumë vota sa kemi. Kam komunikuar edhe sot me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës me të cilët do të vazhdojmë që ky dialog konstruktiv brenda Kuvendit të Shqipërisë të vazhdojë. Historitë që vazhdon të tjerrë Alibeaj se PS nuk e ka legjitimitetin, i them se e ka shumë gabim. Përkundrazi, i kemi numrat dhe momenti i votimit të Presidentit të Republikës do të doja të zgjidhej me më shumë se 84 vota.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy