Pentagoni: Një tjetër balonë ‘spiune’ kineze po kalon tranzit në Amerikën Latine

Pentagoni: Një tjetër balonë ‘spiune’ kineze po kalon tranzit në Amerikën Latine

Pentagoni ka konfirmuar një tjetër balonë përgjimi kineze mbi Amerikën e Jugut një ditë pasi një balonë e tillë u pikas në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Është e paqartë saktësisht se ku ndodhet balona por një zyrtar amerikan tha se nuk duket se aktualisht po shkon drejt Shteteve të Bashkuara.

Kemi raporte për një balonë që fluturon mbi Amerikën Latine. Ne besojmë se ky është një tjetër balonë spiune kineze”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Kina tha se balona në hapësirën ajrore të SHBA-së në fakt është një pajisje e përdorur për monitorimin e motit.

Ministria e jashtme e Kinës tha në një deklaratë se ishte përdorur për qëllime “kryesisht meteorologjike”.

Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët amerikanë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është informuar vazhdimisht gjatë gjithë ditës për balonën e dyshuar të spiunazhit kinez teksa fluturon mbi SHBA, duke përfshirë thirrjet me zyrtarë të ekipit të sigurisë kombëtare, sipas një zyrtari të lartë të  administratës.

Kishte një konferencë tjetër të planifikuar për kur Biden mbërriti në Wilmington të premten në mbrëmje.

Opsionet ushtarake që Biden kërkoi në fillim janë ruajtur dhe përditësuar ndërsa situata ka evoluar, tha zyrtari, duke vënë në dukje se asnjë opsion nuk ishte hequr nga tavolina.

Pse SHBA nuk e ka rrëzuar balonën e dyshuar të spiunazhit?

Biden dhe zyrtarët e ekipit të sigurisë kombëtare kanë diskutuar opsionet duke përfshirë rrëzimin e balonës, tha zyrtari.

Më parë, ushtria kishte këshilluar që të mos rrëzohej balona për shkak të rrezikut të rënies së mbeturinave, por situata mund të ndryshojë ndërsa balona lëviz drejt Bregut Lindor.

Zyrtari tha se opsione të shumta ishin duke u shqyrtuar, por nuk pranoi të detajojë se çfarë mund të përfshijnë ato opsione.

Sipas një zyrtari të mbrojtjes, nënstruktura poshtë balonës së spiunazhit kinez, që besohet nga zyrtarët se është aparati drejtues dhe mbikëqyrës, është afërsisht gjatësia e tre autobusëve të qytetit.

Për sa i përket madhësisë, Ryder kishte thënë se balona është mjaft e madhe sa që zyrtarët shqetësohen për mbeturinat e mundshme që mund të dëmtojnë njerëzit në tokë nëse SHBA-ja do ta rrëzonte atë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy