Kurti: Shtimi i agresivitetit nga Serbia tregon se ajo po dobësohet

Kurti: Shtimi i agresivitetit nga Serbia tregon se ajo po dobësohet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e sheh si shenjë të dobësimit të Serbisë shtimin e agresivitetit nga ana e këtij shteti.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas vendimit të Beogradit që të luhet himni serb në fillim të vitit shkollor në të gjitha shkollat e vendit, përfshirë ato në Preshevë.

Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human. Përkundrazi, sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet. Është një lloj agresiviteti i shtuar i Serbisë. Duhet kuptuar përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por edhe për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët që janë nën Serbi ata janë të diskriminuar, dëshmitar për këtë ishte edhe delegacioni ynë që vizitoi Luginën këtë javë. Përveç që mori pjesë atje ministrja e Arsimit, Nagavci, ishte edhe zv. kryeministri Besnik Bislimi. Kemi pasivizimin e adresave. Për herë të parë brenda këtij buxheti janë ndarë 2 milionë euro për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Siç e ka thënë poeti i famshëm Esat Mekulli, zullumi këputet prej s’trashi. Ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet madje edhe vet mbi serbët në Kosovë, po i vjen fundi. Pasi shteti i Kosovës është gjithnjë më demokratik, më i fuqishëm më i pavarur, e këtë po e dëshmon me reciprocitetin ndaj Serbisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy