Avokati Redon Meksi tregoi në emisionin “Bilardo” se është propozuar për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemelimit. Meksi u shpreh se përgjigjja e tij kishte qenë se nuk mund të zgjidhej për dy ditë në këtë strukturë. Duke ironizuar procesin e sistemit të PD, Meksi tha se ishin përzgjedhur fituesit, por nuk dinin se si të rakordonin votat! “Më propozuan për Këshillin Kombëtar. Më propozoi PD-ja nga ana e Berishës për votimin që do bëhej në 30 prill të vitit të kaluar. Unë i ktheva një përgjigje: Kam 6 vjet që flas për votën e lirë i thashë, tani të vij unë për dy ditë të zgjidhem, pa qenë asnjë ditë atje! Ka një gjë që nuk shkon i thashë, se i bie që më keni vënë ju, s’janë bërë votime. Bënë votime pastaj për Këshillin Kombëtar këta. Nxjerrin rezultatet as një orë më mbrapa, kush ka fituar, pa numrin e votave. PD ka një sistem të bukur, domethënë shumë të keq, secili delegat voton për 150 emra. Këto kishin përzgjedhur kush do fitojë, tani s’dinin si t’i vinin votat, nuk i rakordonin dot, duhet t’i rakordonin më para, ka një vit që s’kanë nxjerrë akoma rezultatin! Po të ishin ulur para një javë mund ta kishin manipuluar qysh duhet. E bënë aty për aty sepse u dha urdhri”, tha Meksi. I pyetur përse nuk bëhesh pjesë e Nismën Thurje, Meksi tha se lëvizja ka shumë politika të majta. “Janë të majtë shumë. Kanë politika puro të majta, kërkojnë gjëra falas. Këta janë të majtë edhe të paraja. Edhe të plazhet publike që nisët vjet”, tha Meksi. Duke reaguar ndaj pohimeve të Meksit, Pano Soko tha: “Kam përshtypjen se nuk na ka parë fare, na ka injoruar. Redoni është aset”.



