Uragani Fiona drejt Kanadasë, parashikohet stuhia më e fortë e të gjitha kohërave

Uragani Fiona drejt Kanadasë, parashikohet stuhia më e fortë e të gjitha kohërave

Pasi shkatërroi Porto Rikon, uragani Fiona, tani i kategorisë 4, po shkon drejt Kanadasë, ku popullsia është vënë në alarm.

Rreziku, sipas ekspertëve, është se kjo do të jetë stuhia më e fortë që ka goditur ndonjëherë vendin në veri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fiona pritet të mbërrijë në Nova Scotia në orët në vijim, duke sjellë me vete erëra të forta, stuhi të rrezikshme dhe reshje ekuivalente me dy muaj shi.

Uragani mund të bëhet versioni kanadez i Superstorm Sandy.

Kështu paralajmëroi Chris Fogarty, drejtor i Qendrës Kanadeze të Uraganeve, cituar nga CNN.

Uragani Sandy goditi 24 shtete dhe të gjithë bregun lindor të SHBA, duke shkaktuar 78.7 miliardë dollarë dëme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy