Parlamenti mblidhet të hënën në sesionin e ri

Parlamenti mblidhet të hënën në sesionin e ri

Parlamenti nis të hënën sesionin e ri me senacën që është parashikuar të mbahet pasdite në orën 17:00. Në këtë sesion të ri do të formohet KQZ-ja e re si dhe nëse do të gjendet dakordësia mes PS dhe PD në Këshillin politik, do të implemtohen në Kodin Zgjedhor hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore, të miratuara në fund të korrikut.

Seanca e parë pritet të jetë formale dhe në përputhje me protokollet anti-Covid.

Më 23 korrik, Kuvendi miratoi me 99 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim, marrëveshjen e 5 qershorit, mes PS-PD-LSI-së dhe opozitës parlamentare.

Ndërsa në seancën e fundit, atë të datës 30 korrik, Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese që lidhen me procesin e reformës zgjedhore, duke vendosur përfshirjen e listave të hapura për zgjedhjet parlamentare. Marrëveshja e arritur mes PS dhe opozitës parlamentare u miratua me 106 vota pro dhe 10 kundër.

Implementimi i këtyre marrëveshjeve do të karakterizojë në këtë fillim sesioni punën e Kuvendit, i cili aktualisht ka 122 deputetë, pas dorëzimit vitin e kaluar të mandateve nga partitë opozitare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy