Kim Jong-un pret delegacionin e Koresë së Jugut

Kim Jong-un pret delegacionin e Koresë së Jugut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është takuar me zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut, bën të ditur agjencia e lajmeve, Yonhap.  

Sipas zyrës së shtypit të presidentit të Koresë së Jugut, Kim ka patur një darkë pune me të dërguarit specialë koreanojunogrë.

Kjo mund të jetë hera e parë që lideri i Koresë së Veriut takohet me zyrtarë të Koresë së Jugut që prej marrjes së pushtetit në vitin 2011.

Takimi erdhi në kuadër të vizitës që zyrtarët e Koresë së Jugut zhvilluan në Korenë e Veriut të hënën për të diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe mes dy fqinjëve rivalë dhe dialogun potencial mes Uashingtonit dhe administratës së Penianit.

Sipas mediave amerikane, të dërguarit e Koresë së Jugut pritet të nxisin dialogun për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean. Pas vizitës dyditore në Korenë e Veriut, delegacioni do të udhëtojë drejt SHBA-ve për të informuar zyrtarët amerikanë mbi bisedimet me Penianin. / Al Jazeera / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy