Vota e diasporës, Nuri: Posta do të paguhet nga vetë emigrantët (VIDEO)

Vota e diasporës, Nuri: Posta do të paguhet nga vetë emigrantët (VIDEO)

Vota e emigrantëve rrezikon të mos realizohet, nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk bëhen për t’i dhënë kohë shërbimit postar për të dërguar dhe kthyer zarfin me fletën e votimit. Në takimin e kësaj të shtune me përfaqësues të partive nuk u arrit një marrëveshje mes palëve.

Për të folur për këtë i ftuar në MCN ishte përfaqësuesi i PD në KQZ, Franc Nuri. Ai tha se megjithëse sot nuk u arrit një marrëveshje mes palëve është pozitiv se ditën e hënë do të ketë një dakordësim. Sipas tij është e pakuptimë se përse PS nuk pranon që emigrantët të regjistrohen në aplikacion edhe me një dokumentet identifikimi të skaduar, pasi kjo nuk do të thotë se ata dhe do të votojnë me të.

“Sot ishte parashikuar vijimi seancës së djeshme, por sot nuk u miratua akti pasi nuk u gjet konsensusi. Unë si PD propozova që dje që të mos kufizohet regjistrimi i emigrantëve dhe pse nuk kanë një ID. Ne kërkuam që të jetë një dokument zyrtar pak rëndësi ka nëse është i vlefshëm apo jo. PS e ka pak me siklet këtë pjesë sepse sot e pamë që ka një kundërshtim të hapur që nuk pranojnë që të regjistrohen ata emigrantë që i kanë të skaduar aktualisht dokumentet.”

Lidhur me pagesën e postës për dërgimin e votës, Nuri tha se në kthim materiali i votimit të do të paguhet nga emigrantët dhe ajo do të dërgohet në KQZ ditën e zgjedhjeve.

“Nuk besoj se risku është te djegia e afateve dhe besoj do arrihet një marrëveshje. Duhet të kemi parasysh që kjo mundësi votimi  nuk mund të realizohet për sa kohë nuk miratohen aktet. Hapi i parë duhet të jetë një platformë online dhe emigrantët të regjistrohen këtu dhe të kenë një dokument identifikimi dhe më pas të jetë dërgimi i materialeve në këto vende. Sipas rregullave postën e paguan shteti shqiptar kur dërgohet materiali, por kthimi mbrapsht është në dorë të zgjedhësit. Ai është i detyruar ta kthejë në adresë të KQZ. Nëse vota me zarf zyrtarë vjen pas zgjedhjeve ajo nuk do të vlejë, ajo duhet të vijë ditën e zgjedhjeve.”

Ndërkohë duke folur për akuzat e PD se adiministrata është duke ushtruar presion te punonjësit për sigurimin e votave të emigrantëve nga të afërmit e tyre jashtë, Nuri tha se do të merren masa që mekanizmat PS të mos funksionojnë.

“Akti që do miratohej sot ishte regjistrimi i emigrantëve që do të votojnë dhe përmes kësaj do të arrihej të kuptohej nr real i atyre që duan të shfrytëzojnë votimin. Platforma që ishte parashikuar në këtë akt ishte ku vetë personat do të hidhnin të dhënat e tyre personale dhe do të bëhej një kalkulim për të kuptuar nr e tyre.

Qëndrimi i PD është i qartë që sa më shumë emigrantë të votojnë dhe të arrijnë të provojnë ndryshimin. Tani diskutohet që mekanizmat e PS ekzistojnë dhe kanë qenë dhe ndaj administratës publike dhe kjo nuk është hera e parë. Mendoj që do të merren masa nga opozita dhe denoncimi i Bozdos është gjithashtu një mënyrë për të kundërshtuar këto mekanizma që mund të ketë ndërmend kushdo palë për të votuar të lirë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy