Ish-presidenti i 44-t i Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama kanë marrë pjesë në prezantimin e portreteve të tyre zyrtare në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Uashington DC.
Obama tha se portreti i tij, i bërë nga Kehinde Wiley, i cili është i njohur për stilin e vjetër afrikano-amerikan ishte ‘tepër i mprehtë’.
Ndërsa reagimi i Michelle për portretin e punuar nga Amy Sherald ishte thjesht ‘Uau!’. Kjo ishte hera e parë që të dy bënë një dalje publike, e cila nuk ishte aspak e lidhur me politikën.
Steven Spielberg dhe Tom Hanks ishin midis mysafirëve në zbulimin e protreteve që çiftit Obama.
Obama gjithashtu vlerësoi portretin e zonjës Sherald për kapjen e një momenti shumë të bukur të gruas së tij.
Wiley ka pikturuar ish-presidentin Obama në ngjyra të ndritshme ulur në një kopsht, ndërsa Sherald ka përshkruar ish-zonja e parë në tonet e heshtura kundrejtë një sfondi të thjeshtë.
Për dy portretet ka pasur reagime të ndryshme në rrjetet sociale pro dhe kundër për çiftin Obama



