
Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin e përvitshëm për klimën e biznesit, thotë se investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.
Nënvizohet korrupsioni i vazhdueshëm, përfshirë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe joformale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri.
Raporti citon se akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale dhe se raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme.
Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë përparim në kufizimin e korrupsionit në nivel të ulët, duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.
Megjithatë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.
Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm, përfshirë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe joformale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri.
Në vijim thuhet se Shqipëria vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme siç ishin, tërmeti i vitit 2019, pandemia COVID-19 dhe ndikimet ekonomike të agresionit rus në Ukrainë.

Pas një tkurrjeje prej 3.5 për qind në vitin 2020, ekonomia e Shqipërisë u rikuperua, duke u rritur me 8.9 për qind në vitin 2021, 4.9 për qind në 2022, me vlerësime që e vendosin rritjen e vitit 2023 në 3.4 për qind.
Ndër të tjera treguesit e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës Transparency International, nënvizohet se në vitin 2023, Shqipëria renditej në vendin e 98 nga 180 vende, një përmirësim i lehtë nga viti 2022, por ende prapa renditjes së saj më të mirë të vitit 2016, kur u rendit e 83-ta.
Shqipëria vuan nga një sektor i madh joformal dhe nga veprimtaritë e pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7-tës, e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në 2020.
Nga viti 2020-2022, vendi iu nënshtrua katër raporteve vijuese dhe përmirësoi punën duke çuar në heqjen nga lista gri në tetor të vitit 2023.
Komuniteti i biznesit raporton se vala e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, dëmton konkurrencën në treg.
Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.
Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri.
Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.



