Palët politike janë bërë bashkë me rastin e Pashkëve katolike, për të ndarë urimet me krerët e klerit në vend.
Në pritjen e bërë nga kisha katolike në kryeqytet, janë parë përfaqësues të së majtës dhe të djathtës, diplomatë, por edhe të shpallur “non grata”.
I tillë është rasti i ambasadores amerikane Yuri Kim dhe deputetit Tom Doshi, të cilët janë parë duke trokitur gotat në aktivitet, ndonëse në asnjë moment pranë njeri tjetrit.
Një festë që shuan “gjakrat”, shton buzëqeshjet... por që në thelb nuk ndryshon dot gjërat.
Në fotogalerinë e siguruar nga MCN TV, mund të shihni se si në aktivitetin festiv nuk ka munguar kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputetja demokrate Oriola Pampuri dhe të tjerë.
Pashka është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera, të cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit.



