
Thethi, Razma dhe plazhi i Velipojës janë pikat kryesore që tërheqin turistët që vizitojnë qarkun e Shkodrës.
Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me MCN Live tha se hotelet dhe bujtinat janë të prenotuara jo vetëm gjatë fundjavës, por edhe gjatë gjavës.
Ditën e djeshme, Angoni bëri me dije që nga 1 qershori deri në 15 shtator do të ndalohen punimet në zonat turistike.

Edhe tani shihen turistë të ndryshëm nga vende të ndryshme që vizitojnë Shkodrën dhe pika të ndryshme turistike të qytetit.
Ajo çfarë është e bërë e ditur nga prefektja Angoni është që nga 1 qershori deri në 15 shtator ndërtimet do të pezullohen dhe nuk do të lejohen në Velipojë, do të lejohen vetëm ato në brendësi të strukturave. Ato që janë në fazë ndërtimi do të mbulohen në mënyrë estetike.
Për Thethin ka interes të madh. Jo vetëm gjatë fundjavës por edhe gjatë javës. Bujtinat dhe hotelet janë të prenotuara. Edhe Razma është një nga pikat kryesore që vizitohet.
Plazhi i Velipojës që është dhe më i preferuari që tani ka shumë prenotime. Flasim për pushuesit vendas.
Qytetarët nga Kosova janë pushuesit masiv në plazhin e Velipojës. Çmimet nuk kanë ndonjë lëvizje të madhe nga vjet. Nuk ka lëvizje të madhe të çmimeve, por mbetet për t’u parë.



