Sulmet në Ukrainë/ Punëtorët e centralit bërthamor bllokojnë hyrjen për forcat ruse

Sulmet në Ukrainë/ Punëtorët e centralit bërthamor bllokojnë hyrjen për forcat ruse

Qindra punëtorë dhe banorë vendas kanë bllokuar një rrugë hyrëse në një termocentral bërthamor ukrainas pranë qytetit juglindor të Enerhodar, ndërsa forcat ruse përparojnë në zonë.

Videot e postuara në Facebook të autoritetit lokal treguan një turmë të madhe që mbante flamuj ukrainas duke bllokuar rrugën të mërkurën në mëngjes. Për bllokimin e rrugës po përdoreshin edhe kamionët e plehrave.

Dmytro Orlov, kryebashkiak i Enerhodarit, tha në faqen e tij në Facebook se: “Ne përcollëm qëndrimin e qytetit tonë dhe banorëve të tij se ZNPP [Central Bërthamore Zaporizhzhia] është nën mbrojtje të besueshme, se punëtorët e tij dhe banorët e Enerhodar janë nën flamujt ukrainas. Të gjitha shërbimet komunale janë duke punuar në gjendje emergjente. Askush nuk do të dorëzojë qytetin. Njerëzit janë të vendosur”.

Rusia informoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e territorit rreth uzinës Zaporizhzhia, tha të martën Drejtori i Përgjithshëm Rafael Mariano Grossi.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy