Në kërkim për posedim të lëndëve narkotike dhe municion luftarak, arrestohet i riu në Elbasan

Në kërkim për posedim të lëndëve narkotike dhe municion luftarak, arrestohet i riu në Elbasan

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në vitin 2021, për posedim të lëndëve narkotike dhe municion luftarak është arrestuar ditën e sotme në Elbasan.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë kapur në Cërrik, Elbasan dhe kanë ndaluar shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy