
Selami Jenishehri, ish-deputet dhe ish trajner futbolli së fundi ka dërguar letër në FSHF përmes se cilët mëton të tregoj se si duhet që trajneri Silvinjo të çoj drejt fitores ekipin e Kombëtares shqiptare ndaj Çekisë.
Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Jenisheri zotohet se me planin e tij Shqipëria do të fitojë 300% ndaj Çekisë.
Unë prej kohës studioj aktivitetin futbollistik në vend. Dua të them se Kombëtarja shqiptare ka dy trajner, i pari me përgatitje teknike dhe i dyti i mëson ata teknikisht ata. Të dytë ata kanë literaturën më të mirë e më të fortë për stërvitje. Por ajo që di unë dhe kam bërë më këtë studim është se atë që di unë, është më e mirë se atë që din FIFA. Asnjë prej këtyre nuk mund të ketë rendimentin e kësaj stërvitje që di unë të bej. Unë kam studiuar dhe korrigjuar stërvitjen më të mirë që ka bota dhe e kam çuar në nivel më lartë.
Meqë jam mësues fizike ua mësoj si me kontrolluar qendrën e gravitetit kunshërshtarit. Literatura e fundit nuk e ka këtë, dhe meqenëse do luajnë me Çekinë nëse e mundim do të shkojmë në evropian.
Unë mënyrën se si e mësoj një futbollist se si me driblu kundërshtarin, ja tregoj me tabele teorikisht dhe i them bëjë.
Me skemën time Shqipëria do të fitoj 300% , do e bëjë këtë.



