Ushtria shqiptare, stërvitje në Maqedoni

Ushtria shqiptare, stërvitje në Maqedoni

Stërvitja demonstruese “Kordon dhe hetim” i ka dhënë fund stërvitjs ushtarake “Reagim i bashkuar-17″. Njësitet e policisë ushtarake nga Armata e Republikës së Maqedonisë, armatat e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe nga gardat kombëtare të shteteve federale të SHBA-së, Vermont dhe Minesota, para një numri të madh të vizitorëve e realizuan stërvitjen demonstruese në të cilën e demonstruan intero perabilitetin e ndërsjellë në procedurat në pajtueshmëri me standardet e NATO-s. 

Në poligonin në Krivollak krahas komandantit të Komandës së bashkuar operative(KBO), gjenerali i brigadës Zoran Mileski, morën pjesë përfaqësues nga asociacioni i atasheve ushtarak të akredituar në Republikën e Maqedonisë, komandantë të njësiteve të ARM-së dhe mysafirë të tjerë të lartë nga MM-ja dhe SHM i ARM-së. 

Stërvitja “Reagim i bashkuar-17″ gjatë disa ditëve të kaluara mundësoi këmbim të aftësive dhe përvojave me qëllim të rritjes së mirëkuptimit të ndërsjellë të kapaciteteve ushtarake policore të forcave të armatosura nga iniciativa A5. Nga ARM-ja informojnë se nga e hëna Armata e Maqedonisë fillon me stërvitjen ushtarake “Shkëlqimi i Maqedonisë 13″ në të cilin do të bëhet NATO rivlerësim Niveli 2 i grupit të mesëm të batalionit këmbësoria dhe vlerësim i spitalit të lehtë manovrues me rol -2, si dhe NATO vlerësim  Niveli 2 i çetës së renxherëve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy