
Ermir Gjinishi, kandidat i LSI-së në Elbasan u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV se për shkak të përplasjeve në Elbasan kryeministri i ka detyruar të mos bëjnë diskutime lidhur me programet, por të flasin drejtpërdrejt me qytetarët.
Sipas Gjinishit qytetarët janë varfëruar dhe se Elbasani është qarku i parë për nga varfëria dhe për nga papunësia.
“Ne do të duhej të flisnim për programe sot, sjellja e kryeministrit na ka detyruar të mos bëjmë debate për programet, por të flasim drejtpërdrejt me qytetarët, ne jemi tek qytetarët. Ky është imponimi që ka bërë Rama. Qytetarët nuk kanë para të paguajnë ilaçet për Covidin, Elbasani është qarku i parë për nga varfëria dhe për nga papunësia, sipas shifrave të INSTAT, kjo qeveri ka rënë”, tha Gjinishi.



