
Analisti Lorenc Vangjeli në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me koalicionin PD-PL për të cilin u shpreh se kjo ishte zgjidhja e vetme e Berishës për të hyrë në zgjedhje duke u fshehur pas shpatullës së Metës.
Ai tha se vota popullore do të ndahet dhe kjo është paradoksale. Sipas tij, Meta ëhstëduke u ‘karikuar’ për zgjedhjet e vitit 2025, ndërsa theskoi se Berisha nuk ka shans që të jetë kryeministër.
Zgjidhja e vetme në këtë histori është që Partia Demokratike e kryesuar nga Berisha do të gjente nën sqetullën e Metës për shkak të zbatimit formal të ligjit dhe do hynte në zgjedhje duke u fshehur pas shpinës së tij të gjerë. E gjithë pjesa tjetër ishte një xhirim bosh. Është një mënyrë për të hyrë në zgjedhje dhe është duke garuar grupi Berishës për bashkitë ndërkohë që është partia e Metës që garon për përqindjen e votuesve për ti konvertuar ato në këshilltarë dhe gjëja më interesante këtu ka të bëjë me një gjë që ky koalicion i bashkuar në një slogan ndahet nga rezultati i zgjedhjeve që do të thotë që në tryezë do të kemi një humbës si zoti Berisha qe do humbë shumicën e bashkive dhe një fitues si Meta që do marrë nga këshillat bashkiakë me një përqindje të jashtëzakonshme.
Në vijim ai shtoi se socialistët mund të konfirmohen deri në 45 bashki, ndërsa vota popullore do të ndahet gati- gati përgjysmë dhe ky është paradoksi i këtyre zgjedhjeve. Ai theksoi se Berisha e ka kuptuar se kjo formulë nuk e sjell opozitën në pushtet dhe se s’ka më shanse të bëhet kryeministër.
Këto janë zgjedhjet e zotit Berisha dhe karikimi i Metës për zgjedhjet e vitit 2015. Pikërisht në bazë të këtij rezultati, shtuar dhe faktorë dhe aktorë të tjerë pas zgjedhjeve të 14 majit mund të kemi një peizazh të ndryshëm politik në Tiranë. Me shumë gjasa do të ketë një qëndrim të ndryshëm nga Berisha për partinë e tij sepse humbja në zgjedhje sipas statutit të partisë e çon atë në këshillin kombëtar dhe po sipas statutit e largon atë nga kryetar. Berisha e ka kuptuar se kjo formulë nuk e sjell opozitën në pushtet dhe Berisha s’ka më shanse të bëhet kryeministër. Prandaj besoj se Berisha do të rikonsiderojë pozicionin e tij personal në PD dhe e dyta edhe ndërhyrja e këtij aktori të ri në skenë që është sistemi drejtësisë do e detyrojë Ramën të nënshkruajë formulën e re politike.
Ndërsa lidhur me vendimin e Celibashit, Vangjeli tha se nga pikëpamja juridike ai nuk kishte asnjë hapësirë dhe shans të vepronte ndryshe, pavarësisht se në pikëpamje formale ka vepruar sipas diktimit të ligjit pavarësisht gjykimit politik.
Problemi është se dera e Celibashit ku u kërkua të zgjidhej ky bast se cila PD do regjistrohej ju kërkua atij të zgjidhte i vetëm këtë bast të cilën vetë politika, dy PD-të nuk kanë arritur ta zgjidhin dot për 1 vit e gjysëm dhe as drejtësia prandaj më duket e padrejtë të drejtohet gishti te Celibashi. Nuk mund të pritej vendim tjetër prej tij. U kërkua të zgjidhej problemi ku dështuan të dy PD dhe vetë sistemi i drejtësisë. Nga ana tjetër KAS ka një formulë tjetër dhe me shumë gjasa besoj se do ketë një zgjidhje kompromisi.



