Analisti serb, Igor Novakoviç thotë në një intervistë për MCN deklaroi se sondazhet e nxjerrin Vuçiç fitues në zgjedhjet presidenciale, kurse opozita ka shanse të marrë Beogradin në garën lokale. Ai nuk përjashton incidentet në veri të Kosovës.
Hegjemonia e Vuçiç në Serbi do të vijojë me një mandate të dytë si President. Kështu mendon analisti serb, Igor Novakoviç i cili në një intervistë për MCN deklaroi se sondazhet e nxjerrin Vuçiç fitues në zgjedhjet e 3 prillit, zgjedhje presidenciale po ashtu dhe parlamentare, kurse opozita ka shanse të marrë Beogradin në garën lokale.
“Po. Ai dhe opsionet politike të tij kanë gjasa të konfirmojnë pozicionin që kanë tani. Kështu, sipas shumë sondazheve të kryera me publikun, Vuçiç do të fitojë në raundin e parë presidencial, ndërsa partia e tij merr shumicën e vendeve në Parlament, pasi zgjedhjet janë të dyfishta. Zgjedhjet e vetme ku priten surpriza janë ato të Beogradit, zgjedhjet lokale, të cilat janë më të rëndësishmet lokale, në vend. Por siç tregojnë disa studime të kryera me opinion in publik, gjëja më e rëndësishme për opozitën, do të jetë pjesëmarrja në zgjedhje.”
Por a mund të ketë një konflikt në kufi me Kosovën si pretekst përgjatë zgjedhjeve?
“Nuk mendoj kështu. Nuk mendoj se zoti Vucic do të ishte aq i papërgjegjshëm sa të luajë me zjarrin në këtë moment. Mendoj të njëjtën gjë edhe për Kurtin. Për më tepër, KFOR është në territorin e Kosovës dhe mundësia e një përshkallëzimi nuk ka gjasa.
Nga ana tjetër, në veri të Kosovës ekziston mundësia e ndonjë incidenti që mund të nxehë debatin mes Beogradit dhe Prishtinës, por përshkallëzim i madh apo konflikt përjashtohet.”
Për Novakoviç nuk do të ketë probleme edhe me serbët që nuk lejohen të votojnë në Kosovë, teksa ai pret që Beogradi e Prishtina së shpejti të fillojnë një fazë të re dialogu.



