Mbyllja e parlamentit, Qori: Institucionet në Shqipëri kanë vdekur përfundimisht!

Mbyllja e parlamentit, Qori: Institucionet në Shqipëri kanë vdekur përfundimisht!

Kryetari i Partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, kritikon ashpër vendimin e qeverisë për të mbyllur seancën ku diskutohej dhe votohej programi i qeverisë. 

Ai thekson se vendimi është në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe minon funksionimin normal të institucioneve, duke penguar deputetët të shprehin lirshëm qëndrimet e tyre. Qori paralajmëron se një praktikë e tillë nuk duhet të shihet si incident i përkohshëm, por si një model që mund të përsëritet në të ardhmen, duke dobësuar demokracinë përfaqësuese dhe duke krijuar një kulturë ku vendimet e kryeministrit vendosen mbi ligjin dhe procedurat parlamentare. 

Ai gjithashtu lidh situatën aktuale me rrezikun që individë të fuqishëm të shfrytëzojnë pushtetin për të kontrolluar Kuvendin, duke kërcënuar autonominë e deputetëve dhe funksionimin kushtetues të parlamentit.

“Seanca e parë është shumë e rëndësishme, votohet qeveria, po mbi të gjitha diskutohet dhe votohet programi i qeverisë. Zakonisht, seanca zgjat me ditë të tëra, jo vetëm Shqipëri, po kudo. Gjithçka të mbyllej për pak minuta në shkelje të rregullores së parlamentit, shkelje të kushtetutës, e gjithçkaje tjetër. Se sado që e tentuan dy-tre veta të prishin seancën, rregullorja e Kuvendit e ka shumë të qartë në qoftë se dy-tre veta prishin seancën, kryetari i Kuvendit i përjashton ata nga seanca, edhe vazhdon seanca. Por që të gjesh pretekstin e parë për të mbyllur në mënyrë antikushtetuese kundër rregullores, Kuvendi i Shqipërisë është shumë i rëndë, akoma më i rëndë është kjo gjë, në qoftë se ne mendojmë që një mënyrë e tillë veprimi projektohet në katër vitet e ardhshme. 

Pra, unë kam frikë që ky nuk do të jetë aksidenti i një të enjteje, po do të jetë praktikisht vazhdimësia e Kuvendit. Dhe kjo do të thotë që në Shqipëri institucionet kanë vdekur përfundimisht, se ç'do të thotë kesh institucion, do të thotë të kesh disa rregulla, të respektosh minimumin e ligjit dhe të çosh përpara. Mundësinë për të folur për të gjithë deputetët, për shembull përfaqësuesi ynë në Kuvendin e Shqipërisë, Redi Muçi, ka shumë kohë që e përgatit atë fjalim dhe nuk i dhanë mundësinë të kritikonte programin e qeverisë dhe të përligjte votën e tij kundër programit dhe kundër përbërjes së qeverisë. 

Unë kam bërë një analogji ditët e fundit midis kësaj që ka bërë Rama këto ditë dhe asaj që ka bërë ndoshta idhulli i tij në sirtar Benito Musolini, njëqind e tre vite më parë, në vitin njëqind e njëzet e dy, vjen pushtet nën kërcënimin e rrugaçërisë. I merr ata rrugaçeve dhe ata fashistët, marshojnë mbi Romë. Edhe detyron mbretin ta bëjë kryeministër dhe mban një fjalim para Kuvendit Italisë, pranë dhomës së Parlamentit Italian. Dhe sot praktikisht Musolini, po të doja unë, këtu s'kishte fare seancë dhe s'kishte fare parlament, se ata djemtë e mi do vinin këtu edhe iu rrihnin të gjithëve. Mirëpo, unë jam tolerant, tha. Kështu që po ju lejoj të rrini ca kohë këtu.

Në fakt, Musolini pak kohë më vonë i çoi ata djemtë e vet edhe e vranë Xhakomo Mateotin, deputetin e Partisë Socialiste Italiane. Për ironi të fatit, ajo quhet Partia Socialiste Italiane asokohe dhe vendosi diktaturën e Partisë fashiste. Tani, çfarë përbashkësie ka kjo me Ramën? Sigurisht, Rama akoma si ka futur patronazhistët në parlament, që i rrahin të gjithë aty brenda, por nuk do ishte e çuditshme. Nuk do të çuditesha fare që ta bënte pas dy-tre vjetësh atë punë. Siç po shkojnë gjërat nëpër botë, ku nuk është se e çan njeri shumë kokën për demokracinë përfaqësuese dhe për rregullat.

E rrezikshme është fakti që Edi Rama thotë, po nuk u solle si dua unë, jam unë që e mbyll Kuvendin e Shqipërisë. Për atë vendim publikisht e ka marrë Edi Rama, por nuk është se Niko Peleshi ndejti mbi rregulloren e Kuvendit. Për minuta të tëra e për orë të tëra dhe arriti në interpretimin që kjo seancë duhet mbyllur, sepse ajo seancë nuk duhej mbyllur, edhe nga ajo pikëpamje e rregullores nuk duhej mbyllur. Dhe Niko Peleshi ka vepruar si njeri pa minimumin e autonomisë dhe personalitetit politik, pra njeri që sillet si të jetë sekretari personal i Ramës. Ky në fakt, nga pikëpamja kushtetuese, është i dyti në hierarkinë e shtetit. Kryetari i Kuvendit në hierarkinë shtetërore në Shqipëri është përpara Kryeministrit, është pas Presidentit të Republikës dhe përpara Kryeministrit.

Dhe të dalë Edi Rama bashkë me Taulan Ballën dhe ta vendosim publikisht, jo mbas kuintave, por publikisht t'iu thonë deputetëve që qoftë se nuk silleni si dua unë, unë e mbyll seancën dhe ne e kalojmë programin e qeverisë dhe përbërjen e qeverisë me votim të menjëhershëm. Kjo është skandaloze dhe kjo tregon faktin që në Shqipëri institucionet janë të vdekura. Kuvendi i Shqipërisë është institucion, pra nuk është thjesht një harem kur zihen këta. Është institucion kushtetues që bazohet në kushtetutë, në ligj, edhe në rregullore dhe mund të funksionojë si institucion në qoftë se u jepet mundësia deputetëve të thonë fjalën e tyre.

Ore, vetë fjala parlament vjen nga e folura, që është hapësira ku flitet. Që në frëngjishten mesjetare është hapësira ku flitet. Arlind, ju keni vetëm një deputet në Kuvend dhe sigurisht koha juaj do të jetë shumë minimale në raport. Mua nuk më shqetëson koha minimale, por me këto zhvillime që po shohim, mund të mos ketë fare asnjë minutë. Pasi se hapësat mund të e zërojnë në këtë mënyrë, si do bëni? Jo, po si do bëni? Se çfarë do ndodhë? Tani, frikë, ajo që ne do bëjmë. Këta vazhdojnë. Partia Demokratike tha që do bëhej një luftë e madhe. Niko Peleshi nuk do ekzistonte dot.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy