Xhymshiti: Hyseni ka lidhje farefisnore me Kadri Veselin. Ka përdorur pozitën e drejtueses së SHISH për të penguar punën e hetuesve në Hagë

Xhymshiti: Hyseni ka lidhje farefisnore me Kadri Veselin. Ka përdorur pozitën e drejtueses së SHISH për të penguar punën e hetuesve në Hagë

Vlora Hyseni ka qenë paraprakisht zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nga shkurti i vitit 2019.

 

Ajo ishte shkarkuar në qershorin e vitit 2021 nga presidentja e atëhershme Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, të cilët asnjëherë nuk kanë dhënë sqarime për arsyet e këtij vendimi.

 

Lidhur me këtë, gazetari Vudi Xhymshiti, për "MCN Lajme" thotë se ajo ishte shkarkuar atë kohë për shitje të informacioneve sekrete drejt Serbisë

 

Në Kosovë është shkarkuar nga kryeministri Kurti dhe ish-presidentja Osmani, nën dyshime se kishte treguar sekrete shtetërore të Kosovës me Serbinë.

 

Ndër kanalet që kishte përdorur për t'i treguar informacionet në drejtim të Serbisë, ishte një organizëm informal i asaj që njihej si SHIK-u, që dikur udhëhiqej nga Kadri Veseli dhe pastaj udhëhiqej nga Elmi Reçica.

 

Znj. Hyseni sapo ishte shkarkuar këtu, ishte emëruar nga Rama si këshilltare për sigurinë, pasi Kosova kishte nisur procedurat e ekstradimit të saj në Kosovë, gjë që përbën kërcënim i sigurisë kombëtare. 

 

Me emërimin e saj në Shqipëri, 13 shtete të BE-së dhe anëtare të NATO-s, kishin vendosur ta ngrinin informacionin e tyre, sepse ajo ishte shkarkuar nga Kosova për tregtim të informacioneve shtetërore në Serbi, pasi poashtu edhe vizita e parë në SHISH ishte në Beograd.

 

 

Gazetari Xhymshiti, ndau edhe një tjetër informacion se znj. Hyseni ka lidhje farefisnore me Kadri Veselin dhe si e tillë, ka përdorur pozitën e drejtueses së SHISH për të penguar punën e hetuesve në Hagë.

 

Në vazhdimësi znj. Hyseni e ka pasur mbështetjen e strukturave kriminale në Kosovë, ka qenë ndër zëvendëshefet gjatë mandatit të së cilës janë tregtuar informacione me Serbinë.

 

Hyseni është e afërt familjare me Kadri Veselin, është e afërt e familjes. 

Në redaksinë tonë kanë arritur informacione nga ndërkombëtarë, se në aspektin e dyshuar nga ana e SPAK se ajo ka ndarë sekret nga detyra e saj, dy burime ndërkombëtare i kanë thënë redaksisë tonë, se Vlora Hyseni e ka përdorur pozitën e saj të drejtoreshës së SHISH për ta penguar dhe goditur punën e hetuesve të Gjykatës Speciale në Hagë. 

 

Sipas njërit nga burimet tona, thuhet se kjo veprimtari ka ardhur me instruksione të kryeministrit Edi Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy