Largojnë imamin me dyshimin se u radikalizua, plas grushti në xhaminë e shqiptarëve në Zvicër

Largojnë imamin me dyshimin se u radikalizua, plas grushti në xhaminë e shqiptarëve në Zvicër

Xhamia e një komuniteti të vogël shqiptarësh në Gebenstorf, Baden, Zvicër, ka pushuar imamin e saj, me dyshimin se ishte radikalizuar. Në fjalën e lamtumirës që ai mbajti të dielën, në xhami plasi rrëmuja.

“E kishim këtë dyshim prej gjashtë muajsh. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur”, ka thënë për “Aargauer Zeitung” zëvendëspresidenti i komunitetit islam shqiptar, Ibrahim Murseli.

Por sipas drejtuesit të xhamisë, nuk ka prova konkrete, thjesht supozime. Drejtuesit e xhamisë kanë zbuluar se gjatë verës, imami ka vizituar disa imamë të radikalizuar në Shkup.

Për këtë, ata kanë kërkuar largimin e imamit, i cili nuk e ka pritur mirë këtë kërkesë. Gjatë fjalimit të lamtumirës të dielën në xhami, disa besimtarë i kanë dalë në mbrojtje dhe situata ka dalë jashtë kontrollit.

Dhuna që ka shpërthyer në xhami e ka detyruar policinë të ndërhyjë dhe të kontrollojë 90 persona. Dy besimtarë kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy