Ligji i ri për të pastrehët në Hungari, OJQ-të: Rrezikojnë të vdesin në pyje nga i ftohti

Ligji i ri për të pastrehët në Hungari, OJQ-të: Rrezikojnë të vdesin në pyje nga i ftohti

Në Hungari, dy muaj më parë hyri në fuqi një ligj që e konsideron shkelje të ligjit jetesën në rrugë. Kryeministri Viktor Orban, politikat e të cilit janë kundërshtuar shpesh nga BE-ja, than ë tetor se qëllimi i këtij ligji është që t’u garantohen kushtet e duhura të jetesës të pastrehëve dhe të kursehen para për t’i ndihmuar.

Por organizatat e të drejtave të njeriut në Hungari thonë se në vend ka trefish më shumë të pastrehë se vende në qendrat e ngritura për ta.

Vera Kovacs, e cila drejton OJQ-në From Streets to Home Association, jeta e të pastrehëve është e rrezikuar me rënien e temperaturave.

Kjo për shkak se ata detyrohen t’u largohen rrugëve plot njerëz të Budapestit, ku temperaturat shënojnë 10 gradë nën zero, dhe të jetojnë në pyjet përret qytetit.

Organizatat e bamirësisë thonë se para se të hynte në fuqi ky ligj, ata e dinin se ku t’i gjenin të pastrehët për t’u ofruar ndihmë.

“Nëse atyre u duhet të fshihen, atëherë asnjë nuk e sheh kur jeta u rrezikohet”, thotë Kovacs.

"Kriminalizimi i të pastrehëve nuk funksionon", thotë Freek Spinnewijn, drejtor i Federatës Evropiane të Organizatave Kombëtare që punojnë me të pastrehët (FEANTSA).

"Fillohet duke u vënë një gjobë. Ata nuk mund ta paguajnë. U vihet një gjobë tjetër, sepse ata nuk mund të paguajnë të parën. Në fund, ata përfundojnë në burg. Nuk mund t'i çojmë në burg përjetë, kështu që ata do të dalin dhe ndoshta do të jenë më keq se kur hynë. Është një rreth krejtësisht vicioz", thotë ai.  

Spinnewijn beson se edhe për shtetin është më e lirë kostoja e strehimit të tyre sesa t’i çojë nëpër gjykata dhe t'i burgosë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy