Zhabina: Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK pritet të shoqërohet me goditje ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar (VIDEO)

Zhabina: Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK pritet të shoqërohet me goditje ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar (VIDEO)

Tashmë SPAK ka një drejtues të ri. Klodian Braho është zgjedhur kryetar i Prokurorisë së Posaçme për tre vitet e ardhshme. Në garën përballë kandidatëve Andan Xholi, Doloresa Musabelliu dhe Elvin Gokaj, ai mori 7 vota.

Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në “MCN Live”, u shpreh se Braho ka pasur mbështetje të dukshme nga ndërkombëtarët, ashtu siç kishte edhe Altin Dumani gjatë kohës së tij.

Braho është prokuror i Republikës së Shqipërisë, por padyshim ka pasur edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Kjo ka qenë e dukshme gjatë gjithë kësaj kohe. 

Nëse kjo është gjë e mirë apo e keqe, mbetet për t’u parë. 

Duhet të kemi parasysh se edhe z. Dumani ka pasur mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë dhe besoj se ka pasur një mandat deri diku të suksesshëm, pavarësisht se ka pasur disa mangësi, si mosmbyllja e hetimit për inceneratorët e Tiranës apo hetimi për forcat detare. 

Mbetet për t’u parë sesi do të ecë mandati i z. Braho dhe nëse mbështetja ndërkombëtare do të justifikohet në rezultatet e punës së tij.

Me zgjedhjen e Brahos, sipas Zhabinës, priten goditje ndaj krimit të organizuar. 

Unë mendoj se në këtë fazë ku ndodhemi, drejtësia – ose më konkretisht Prokuroria e Posaçme – është një hap para politikës. Jemi në një moment kur llogaritë po bëhen ndryshe,” u shpreh Zhabina.

Ai shtoi se mandati trevjeçar i Brahos mund të shoqërohet me veprime të forta hetimore.
Mendoj se ky mandat trevjeçar do të sjellë goditje të forta në drejtim të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy