Reduktimi i urbanëve, Tomorri: Bashkia përgjegjësi kryesor, padrejtësi ndaj qytetarëve (VIDEO)

Reduktimi i urbanëve, Tomorri: Bashkia përgjegjësi kryesor, padrejtësi ndaj qytetarëve (VIDEO)

Një ditë pas reduktimit të kapaciteteve të autobusëve në kryeqytet me 50%, përfaqësues të unionit të transportit urban kanë paralajmëruar se kjo situatë do të vijojë edhe më tej në rast se kërkesat e tyre nuk gjejnë zgjidhje. Ata kërkojnë uljen e TVSH-së nga 20 në 6%, heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit për naftën e përdorur nga transporti publik.

Lidhur me këtë situiatë, në studion e lajmeve në MCN TV gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri deklaroi se përgjegjësia për të gjithë ktë kaos të krijuar bie drejtpërdrejt mbi Basshkinë e Tiranës, ndërsa u shpreh se kjo është një padrejtësi ndaj qytetarëve. Ndër të tjera Tomori u shpreh se operatorët privatë nuk janë të lirë të bëjnë çfarë të duan sepse është një shërbim monopol, por kjo është toleruar nga vetë bashkia dhe pastaj e gjithë kjo bie mbi kurrizin e qytetarëve.

Tregu i transportit urban është treg i rregulluar dhe në këto tregje përgjegjësia është drejtpërdrejt mbi bashkinë e Tiranës i cili duhet të garantojnë transportin urban për qytetarët me cilësi dhe çmime të arsyeshme. Në këtë rast bashkia nuk ka kryer me sa duket detyrën e saj. Tirana është qytet kaotik dhe një nga qytetet me shërbimin më të keq publik dhe kësaj i shtohet dhe një grevë absurde e cila është një dëm ekonomik, padrejtësi ndaj qytetarëve dhe përgjegjësi kryesor është bashkia e Tiranës e cila dushet të rregullojë këtë treg. Në tregjet e rregulluara operatorët privatë nuk janë të lirë të bëjnë çfarë duan vetë.

Operatori nuk ka të drejtë të ndërpresë shërbimin sepse prandaj është treg i rregulluar sepse është një shërbim monopol. Bashkia nuk mund të licensojë 10 linja urbani për një rrugë. Dhe përkundër këtij monopoli ka dhe detyrimet se nuk duhet të privojë njerëzit nga shërbimet dhe në rastin konkret ka penalitete dhe masa ndëshkuese të cilat vihen në lëvizje në rastin konkret nga bashkia e Tiranës. Ajo duhet të marrë masat.

Është bashkia që në mënyrë të vazhdueshme toleron këtë shërbim të keq të vazhdojë në Tiranë. Ashtu siç ishte rritja e çmimit të biletës. Tani jemi në situatën ku çmimet e naftës nuk janë më të larta se në 2016, dhe skuptoj pse kërkohet rritja. Nëse këto linja kanë probleme të tjera si prekja nga covid, etj etj dhe kjo i ka futur në vështirësi është bashkia ajo që duhet të ulet dhe të gjejë zgjidhje, por ndërprerja e dhënies së shërbimit ndaj qytetarëve është krim. Mbetet të shihet çfarë mekanizmash do vërë bashkia në dispozicion.

Ndërsa përsa i përket vështirësisë në lëvizjen në Tiranë me automjet,m i pyetur se çfarë ka ndikuar në këtë situatë trafiku dhe si po menaxhohet ajo, Tomorri tha se, “Tirana është një nga qytetet me mobilitetin më katastrofik në botë. Është një qytet i paralizuar nga trafiku, intensiteti i lartë i ndërtimeve, rritja e popullsisë në sipërfaqe të vogla, janë mbylljet e rrugëve që bashkia ka bërë në mënyrë arbitrare në linjat kryesore të qytetit, por në rastin e trafikut, kriza e saj duket se është e qëllimshme. Duket se Veliaj ka njëlloj urrejtje për shoferët, nuk do që në Tiranë të ketë automjete dhe këtë e ka deklaruar publikisht.

‘Bashkia nuk ka detyrim të garantoj parkim, kushte normale ndaj atyre që kanë makinë etj’, unë nuk e kuptoj se si një kryetar bashkie të flasë në këtë mënyrë. Tirana është një qyet i madh automjetet në një vend të tillë janë e vetmja mundësi për të lëvizur. Makina nuk është lux, shumica e përdorin për të shkuar në punë dhe nuk mund të dalë një kryetar bashkie dhe të thotë nuk më duhet kjo historia e makinave. Në këtë pikë them se kriza e trafikut në Tiranë është e qëllimshme nga bashkia e Tiranës. Përsa kohë nuk ka një reagim qytetar që të kërkojnë të drejtat e tyre dara do vi duke u shtrënguar derisa Tirana të shndërrohet në një torturë të vërtetë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy